Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

The Guardian: Gjermania është zhytur në recesion

25/05/2023 - 14:50
në Kryesore, Lajme
A A
The Guardian: Gjermania është zhytur në recesion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjermania ka rënë në recesion, tregojnë shifra të reja, pasi çmimet e larta shkaktuan një dëm më të madh në ekonominë e vendit nga sa ishte vlerësuar fillimisht.

Të dhënat e përditësuara të publikuara nga zyra federale e statistikave gjermane të enjten treguan se produkti i brendshëm bruto (PBB) ra me 0.3% në tremujorin e parë krahasuar me tre muajt e mëparshëm, i cili gjithashtu regjistroi një tkurrje.

Shifrat e rishikuara konfirmojnë se ekonomia gjermane u tkurr për dy tremujorë rresht. Ky është përkufizimi teknik i një recesioni (ose ndryshe krize ekonomike). Vlerësimet fillestare të publikuara në prill kishin sugjeruar se Gjermania kishte shmangur për pak një recesion, thjesht duke ngecur me një rritje prej 0%.

“U deshën disa rishikime statistikore, por në fund të fundit, ekonomia gjermane bëri këtë dimër atë që kishim frikë që nga vera e kaluar: ajo ra në një recesion teknik,” tha Carsten Brzeski ekspert ekonomik në bankaën holandeze ING.

Zyra e statistikave tha se ndërkohë që investimet e sektorit privat dhe ndërtimi u rritën në fillim të vitit, kjo u kompensua pjesërisht nga një rënie e shpenzimeve konsumatore pasi çmimet më të larta i detyruan familjet të shtrëngonin shpenzimet.

“Rritja e lartë e çmimeve vazhdoi të jetë një barrë për ekonominë gjermane në fillim të vitit,” tha zyra e statistikave.

Në përgjithësi, shpenzimet e familjeve ranë me 1.2% në tremujorin e parë. Blerësit ishin më pak të gatshëm të shpenzonin për ushqime, rroba dhe mobilje. Shpenzimet qeveritare gjithashtu u ulën me 4.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në përgjithësi, Brzeski tha se rënia e përgjithshme e Prodhimit të Brendshëm Bruto “nuk ishte skenari më i keq i një recesioni të rëndë.” Megjithatë, sipas Brezski, “moti i ngrohtë i dimrit, një rikthim në aktivitetin industrial, i ndihmuar nga rihapja e Kinës dhe një lehtësim i zinxhirit të furnizimit të sektorit të ushqimit, nuk mjaftuan për të nxjerrë ekonominë nga zona e rrezikut të recesionit,” shtoi ai.

Ekonomisti paralajmëroi se rënia e fuqisë blerëse, rënia e sektorit industrial, rritja e normave të interesit, si dhe një ngadalësim i rritjes ekonomike të huaj në vende si SHBA, ka të ngjarë të çojnë në një aktivitet më të dobët ekonomik për Gjermaninë në muajt në vijim.

“Përveç këtyre faktorëve ciklik, lufta e vazhdueshme në Ukrainë, ndryshimet demografike dhe tranzicioni aktual i energjisë do të rëndojnë strukturisht mbi ekonominë gjermane në vitet e ardhshme”, shtoi Brzeski.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë