Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: S’ka gatishmëri për zbatim të marrëveshjes, Serbia destruktive, Kosova po jep vetëm zotime formale

25/05/2023 - 14:59
në Kryesore, Lajme
A A
Mustafa: S’ka gatishmëri për zbatim të marrëveshjes, Serbia destruktive, Kosova po jep vetëm zotime formale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Msutafa thotë se duket që as Kosova dhe as Serbia s’kanë gatishmëri për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit. Sipas Mustafës, Serbia po vazhdon me avazin e vjetër të destruktivitetit dhe Kosova në anën tjetër s’po bën asgjë përveç deklarimeve për zbatim të plotë të marrëveshjes. Njeriu që ka drejtuar LDK-në për disa vite shton se për momentin duket që vetëm ndërkombëtaret e kanë të qartë rrugën se kah duhet të shkojnë Kosova dhe Serbia.

Ndërkombëtarët po përpiqen ta ruajnë momentumin në procesin e negociatave Kosovë-Serbi pas marrëveshjes Kurti-Vuçiq në Bruksel dhe pajtimit në Ohër për Aneksin e Implementimit, por duket se nuk po u shkon gjithçka si duhet.

Asociacioni vazhdon të mbetet tema që ka bllokuar gjithçka, edhe përkundër kërkesave dhe presionit të madh ndërkombëtar drejt Kosovës për të zbatuar marrëveshjen.

Trajtim të veçantë të Asociacionit po kërkon edhe Serbia, gjë të cilën po e kundërshtojnë Kurti e Osmani, duke thënë se marrëveshja duhet të zbatohet e plotë, pa parakushte dhe pa e veçuar ndonjë pikë të saj.

Amerikanët, më saktë Këshilltari Special Derek Chollet gjatë një dëshmie në Senat konstatoi se asnjëra palë nuk është duke i zbatuar sa duhet ujditë.

Lidhur me këtë situatë të krijuar në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi për Gazetën Express ka folur ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ish-kreu i LDK-së i cili po ashti thotë se asnjëra palë s’ka gatishmëri për zbatim të marrëveshjes.

Mustafa thekson se Serbia vazhdon avazin e vjetër destruktiv ku një herë pajtohet për marrëveshje dhe më pas kërkon marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes, ndërkohë që për Kosovën thotë se s’po bën asgjë përtej zotimit formal për përmbushje të marrëveshjes.

“Nuk shihet gatishmëri e asnjërës palë për të implementuar marrëveshjen e përmbyllur në Ohër. Serbia si zakonisht, njëherë pajtohet pastaj kërkon marrëveshje tjetër për zbatim të marrëveshjes, bllokon me sjellje destruktive. Krerët e Kosovës po shprehin përkushtim formal për përmbushje të plotë të marrëveshjes, por jashtë këtij përbetimi nuk po lëvizin. Në esencë nuk ka gatishmëri nga palët”, ka thënë Isa Mustafa në një përgjigje me shkrim për Express.

Duke e parë një situatë të tillë, Mustafa thotë se krijohet përceptimi se as Kosova dhe as Serbia nuk e kanë të qartë se për çfarë janë marrë vesh dhe se ndërkombëtarët duket që janë të vetmit që e kanë të qartë rrugën përpara se si duhet të ecin palët.

“Fitohet përshtypja se asnjëra palë, as Kosova dhe as Serbia nuk e kanë të qartë se për çfarë janë marrë vesh. Si duket momentalisht vetëm diplomatët dhe ndërkombëtarët e kanë të qartë sesi duhet të lëvizin palët”, ka thënë Isa Mustafa për Gazetën Express.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Bruksel dhe më pas janë pajtuar edhe përAneksin e Implementimit në takimin e Ohrit më 18 mars 2023. Në këtë marrëveshje është përfshirë çështja e personave të zhdukur, vetëmenaxhimi për komunat serbe dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara në kuadër të dialogut të Brukselit, ku përfshihet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë