Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë në komunën e Pejës, pasi që të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të tipit marihuanë, dhe jo vetëm, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Të dyshuarit poashtu i është gjetur edhe një mulli për bluarje të marihuanës si dhe një brisk, derisa për rastin në fjalë nga prokurori i shtetit është rekomanduar lirim i të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që iu është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje të substancës narkotike dhe një brisk. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.











