Analisti, Ylli Hoxha i ka kërkuar dalje publikisht Isa Mustafës në lidhje me Asociacionin.
Ai në emisionin e fundit në Debat Plus, ka thënë se është korrekt që t’i kërkohet falje Isa Mustafës për këtë çështje.
“Në momentin kur ti beson që ajo që po krijohet me Asociacion dhe në asnjë Isa Mustafa s’ka qenë burimi kryesor i kritikës, ka qenë zoti Thaçi në vitin 2013, së paku në perspektivën e Vetëvendosjes. Ti ke të drejtë të protestës, edhe ke të drejtë me gjyku, edhe me i akuzu…Në momentin kur ti kthehesh, edhe e pranon që Asociacioni qenka zgjidhje e detyrueshme, atëherë është korrekt me i kërku falje Isa Mustafës.”, ka thënë Hoxha.
Derisa u pyet nga moderatori Ermal Panduri se nga kush duhet të pranoj Mustafa kërkim faljen.
Ai pa hezituar ka përmendur vetën e tij dhe disa persona të tjerë.
“Po, duhet me kërku falje, unë për shembull si qytetar i Kosovës, Visari (Ymeri v.j.), gjithë ne që e pranojmë zgjidhjen”, tha ai.












