Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili këtë javë ishin në vizitë zyrtare në Kosovë, tha se u zu në befasi nga ngjarjet e sotme në veri të vendit.
Ai tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti nuk është folur për një plan të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”.












