
Deputeti gjerman Knut Abraham nga radhët e CDU-së, ka shprehur mbështetjen e tij për sundimin e ligjin në Kosovë.
Abraham në një postim në Twitter shkruan se përkundër të gjitha kritikave të justifikuara nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij.
“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara ndaj veprimeve të autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, shkruan ai, raporton Telegrafi.











