
Drejtori teknik i Kompanisë së Ujësjellësit Mitrovica, Kadri Istrefi ka mohuar dezinformatat se është helmuar uji në liqenin e Ujmanit.
Istrefi në një prononcim për Veriu info ka thënë se ky lajm nuk është aspak i vërtet dhe se uji është plotësisht i pijshëm.
“Shumë persona më kanë kontaktuar në lidhje me cilësinë e ujit pasi që janë përhapur dezinformata se është helmuar uji në liqenin e Ujmanit. Kjo është në gënieshtër dhe se nuk e di nga kush është përhapur”, ka thënë Istrefi.
Tutje ai ka thënë se uji është plotësisht i pijshëm dhe se qytetarët nuk duhet të kenë asnjë shqetësim./Veriu info











