Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Veselit: E tmerrshme, Prokuroria orkestroi takim me ambasadorët e BE-së për të akuzuarit

22/02/2022 - 17:24
në Lajme
A A
Avokati i Veselit: E tmerrshme, Prokuroria orkestroi takim me ambasadorët e BE-së për të akuzuarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka hedhur akuza të ashpra ndaj Prokurorisë së Speciales në lidhje me protokollin e propozuar nga ajo për kontaktet me dëshmitarët.

Emmerson ka thënë se pretendimet e Prokurorisë për ndërhyrje të mundshme të mbrojtjes tek dëshmitarët janë qesharake dhe fyese.

”Janë komente fyese, nuk përputhen fare me rregullat dhe dua ta trajtoj sepse është koment serioz. Ju duhet ta shikoni mënyrën se si paraqitet çështja tek prezumimi i pafajësisë. Çështja kryesore është proporcionaliteti i kësaj që propozohet. Prokurori tha që nuk e dinte nëse e kishte të drejtën të përfaqësonte viktimat. Ai nuk e ka këtë të drejtë. Siç thotë prokuroria se për çfarë është ky protokoll dhe cila është metodologjia. Prokuroria thotë se do të shmang ritraumatizimin e dëshmitarëve dhe të ruaj integritetin e tyre fizik”, tha ai.

”Përse përfshihen dëshmitarët në këtë protokoll. Nuk ka asnjë arsye të besoj se mbrojtja t’i korruptojë ata. Është për të qeshur, fyese dhe nuk duhet marrë seriozisht. E kundërta është e vërtetë. Për ndërkombëtarët që do thirren si dëshmitarë ky sistem nuk duhet zbatohet. Pra minimum duhet të përjashtohet çdo person që nuk është viktimë. Gjithçka që mund të bëhet për ta bërë numrin e menaxhueshëm, ndryshe do të kemi vonesë për dy vite”, tha Emmerson.

”Është një proces ku secila palë duhet të ketë besim që të paraqes çështjen e vet. Nëse Prokuroria thotë se nuk mund t’ia kesh besën mbrojtjes, kjo është për të qeshur. Kam frikën se gjithçka mund të rrëzohet sepse gjithçka bazohet në besimin mes palëve. Këto janë kërcënim për bashkëpunimin e dëshmitarëve”, tha ai, njofton klan kosova.

Avokati i Veselit ka shtuar se Prokuroria ka orkestruar takim me ambasadorët evropianë për çështjen e të akuzuarve, dhe sipas tij kjo është diçka shokuese.

Tutje, ai tha se këto janë zhvillime të tmerrshme.

”Sipas tyre ne nuk duhet ta kemi besën dhe ne jemi njerëz jo të duhur. Çështjet e ngritura nga mbrojtja kundër Prokurorisë lidhen me deklarata jo të sakte lidhur me kohëzgjatjen e procedurave për periudhën paraprake dhe shanset e lirimit paraprak. Prokuroria e ka keqorientuar gjykatën në shumë mënyra. Prokuroria ka orkestruar takimin e ambasadorëve evropianë në lidhje me të akuzuarit. Kemi pasur zhvillime të tmerrshme sa i përket sjelljes së Prokurorisë. Është një shok dhe tronditje se si Prokuroria është lejuar të sillet. Të thuash se unë jam një person se do të kryeja krim në përgatitjen e mbrojtjes është e turpshme, dhe shembull se si Prokuroria ka humbur çdo arsye dhe logjikë dhe është e dëshpëruar”, tha Emmerson.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë