Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit që sipas tij deputetëve të Kuvendit, nuk po iu intereson aspak kjo gjendje me të cilën po përballet Kosova, raporton GazetaBlic.
Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, deputetët e kanë bërë Kuvendin kanë bërë si platformë të pagave dhe hobi.
Shkrimi i plotë:
Deputetët e Kuvendit i kanë shti veshët në lesh ose janë të nxanë duke u këshilluar me asistentët e tyre, totalisht inferior dhe spo ju bëjnë aspak përshtypje zhvillimet në veri, politikat që po i ndjek qeveria e as veprimet diplomatike të partnerve tanë ndërkombëtar.












