Gazetari i njohur i politikës, Adriatik Kelmendi ka reaguar në rrjetin e tij Social Facebook, në lidhje me takimin që ka pasur me ambasadorin e SHBA-së, dhe listimin e ndëshkimeve që e presin Kosovën nga shteti partner, shkruan Veriu. info
Kelmendi shkruan se ambasadori amerikan e ka bërë përgjegjëse Kosovën për situatën e krijuar. Ai ka rënditur disa nga ndëshkimet të cilat e presin Kosovën, pasiqë sipas ambasadorit, Qeveria e Kosovës veproi pa u konsultuar me Amerikën.
Madje Hovenier është treguar i ashpër ku ka njoftuar se tashmë kanë marrë masa që ta përjashtojmë Kosovën nga “Defender Europe 23” dhe ndër të tjera shtetin e Kosovës, ambasadori i shtetit më mik të Kosovarëve e ka quajtur mosmirënjohës.
Krejt ky reagim i Amerikës, vjen pas tensionimit të situatës në Veriun e vendit ku Kryetarët e zgjedhur të Komunave Veriore kanë tentuar të kryejnë detyren e tyre, por që përshkakë të specifikave, Qeveria e Kosovës sipas ambasadorit Hovenier do të duhej të kordinohej me partnerët.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Disa nga porositë e SHBA-së, të cilat sapo na i tha ambasadori Hovenier, në një takim në ambasadë:
– Shtëpinë e keni në flakë, Qeverinë e Kosovës e mbajmë përgjegjëse dhe duhet të marrë masa të menjëhershme
– Qeveria nuk i ka koordinuar veprimet në veri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
– Ne jemi të brengosur, kjo krize çon mbrapshtë marrëdhëniet tona me Kosovën
– SHBA-ja nuk do të tregojë entuziazëm t’i ndihmojë Kosovës me shtetet mosnjohëse
– Kemi marrë masa ta përjashtojmë Kosovën nga “Defender Europe 23”
– Do të befasoheshim sikur të ketë vizita bilaterale të zyrtarëve të lartë të Kosovës me SHBA-në
– Kërkesat janë dy: 1) Menjëherë të tërhiqet Policia e Kosovës nga tri ndërtesat e komunave në veri; 2) Kryetarët nuk duhet ta ushtrojnë funksionin nga ndërtesat e komunave, se janë zgjedhur me përqindje të vogël të votave.
(Këto janë disa parafrazime të shpejta nga takimi i ambasadorit me 6 gazetarë kosovarë. Transkripti i plotë do të botohet së shpejti në Klan Kosova.)













