Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se në veri të vendit ndodhi ajo që është paralajmëruar tash e një vit.
Limaj theksoi se Serbia do t’i shfrytëzojë maksimalisht gabimet që i ka bërë kryeminsitri Kurti.
Ai theksoi se pjesa veriore e vendit nga integrimi i ngadalshëm u kthyer në çështje të krizës së sigurisë.
“Fatkeqësisht ajo që kemi paralajmëru tash një vit se pjesa veriore e Kosovës me këto zhvillime dhe me sjelljen e papërgjegjeshme do të kthehet në një çështje sigurie. Sot jemi para realitetit se ajo pjesë e Kosovës e cila prej rrugës së integrimit ngadalshëm është kthyer në një çështje të krizës së sigurisë në atë pjesë të Kosovës. Sot pjesa veriore është një çështje sigurie dhe fatkeqësisht është një kthim prapa. Vuçiqi me mjeshtëri i ka shfrytëzuar veprimet amatoreske të Qeverisë, për ta krijuar një krizë në atë pjesë të Kosovës dhe dalngadalë për të suprimuar institucionet legjitime e legale të shtetit të Kosovës në atë pjesë të Kosovës, duke e bërë atë vend të paqeverisshëm, duke bërë inekzistente institucionet e Republikës së Kosovës dhe duke e kthyer në një arenë konfliktesh e që në fund të ditës kjo shkon në interes të Vuçiqit dhe bandave të tij”, thotë ai për Gazeta Blic.
“Ata që marrin vesh në çështjet e politikës dhe të sigurisë e kanë kuptuar se sjellet e para një viti të Kurtit do të na sjellin në këtë gjendja çfarë ne jemi sot e që Serbia do t’i shfrytëzojë maksimalisht gabimet në hapa të kryeministrit.
Moskoordinimi me faktorin ndërkombëtar tash e një vit rreth asaj teme, ngutja, veprimet amatoreske, pak a shumë kanë homogjenizuar qytetarët kosovarë, në këtë rast serbët, i kanë homogjenizuar dhe i kanë sjellë rreth bandave të Vuçiqit të cilët në mënyrë mjeshtërore derigjojnë edhe qytetarët serbë për objektivat e tyre shoviniste e nacionaliste” deklaroi Limaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.













