
Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Kuvendi Komunal në mbledhjen e rregullt të ditës së sotme, ka marrë vendim që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset me përjashtim të gastronomisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës parashihet që përveç sektorëve tjerë, ditën e diel nuk do të punojnë as qendrat tregtare.
Kjo rregullore parasheh që nga data 15 qershor e çdo viti deri në fund të gushtit, pra sezona verore, të punohet edhe të dielën kurse nga 1 shtatori e tutje e diela të jetë ditë pushimi.
Kutjojmë që edhe ish kryetari Agim Bahtiri, në kohën kur drejtoi Mitrovicën kishte marrë vendim për ditën e diel si ditë pushimi./Veriu.info/












