Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elvis Hoxha: Kurti po e përdorë ‘strategjinë’ e proklamuar para 11 vitesh, nuk po tërhiqet në veri pasi beson se ndërkombëtaret do ta ndjekin atë

01/06/2023 - 13:16
në Kryesore, Lajme
A A
Elvis Hoxha: Kurti po e përdorë ‘strategjinë’ e proklamuar para 11 vitesh, nuk po tërhiqet në veri pasi beson se ndërkombëtaret do ta ndjekin atë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha thotë se kryeministri Albin Kurti po vazhdon të mos tërhiqet për çështjen e fundit në veri të vendit, pasi beson se ndërkombëtarët do ta ndjekin atë.

Hoxha e ka kujtuar një shprehje të Kurtit para një dekade, ku ai e përshkruante se si funksionon sipas tij raporti mes institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“T’i referohem pak një fraze të Albin Kurtit në 2012 në një emision këtu në Tiranë, që thotë: ne jemi ata që vendosim dhe që shkojmë përpara; ndërkombëtarët – thotë – janë sipër nesh, por jo para nesh; nëse ecim, na ndjekin, nëse ngecim, na shtypin. Është shumë e rëndësishme kjo frazë”, tha Hoxha në Euronews Albania.

“Dhe ai po bën pikërisht këtë?”, pasoi pyetja.

“Absolutisht. Sepse ka mbështetjen e Kosovës”, tha Hoxha. “Kam marrë votat, po ndërtoj institucione, po respektoj demokracinë, po më nxjerr me rritje ekonomike, luftë kundër korrupsionit, me lirinë e mediave, po m’i nxjerr të gjitha të dhënat që jam shoqëria më e avancuar aktualisht në Ballkan, dhe ti në moment më kërkon mua të bëj kompromis me demokracinë? Unë që po them po e respektoj edhe demokracinë tënde më mirë se kushdo tjetër, atëherë më falni”, shtoi ish-këshilltari i Kurtit.

Dëgjimin e këshillave të ndërkombëtarëve për çështjen e fundit në veri, Hoxha e përshkruan si kërkesë për njëfarë vetëvrasjeje.

“Do me thënë ju po thoni të vetëvriteni ju, jo vetëm unë. Ky është problemi”, theksoi Hoxha.

Këmbëngulja e shefit të Qeverisë së Kosovës se kryetarët duhet të shkojnë në komuna rezultoi me përjashtimin e FSK-së nga ushtrimi i madh ndërkombëtar ushtarak, i udhëhequr nga Ushtria Amerikane, “Defender Europe ’23”.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha të martën se kjo është “pasoja e parë” për Qeverinë e Kosovës, që, siç tha ai, nuk i dëgjoi kërkesat e Washingtonit për shtensionimin e situatës.

Paraprakisht, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëro se veprimet e Qeverisë në veri “do të rezultojnë me pasoja në marrëdhëniet bilaterale me Kosovën”.

Kurti e quajti naive këtë deklaratë. Hoxha e quan “krejt të padrejtë”.

“Deklarata për mua është krejt e padrejtë. Krejt e padrejtë. Ta themi kështu, thjesht. Deklarata është krejt e padrejtë. Nuk mund të thuash i bëjmë zgjedhjet dhe t’i anulosh zgjedhjet, sepse pastaj ne gradualisht po e quajmë të drejtë gjendjen anormale të drejtimit të të gjitha atyre komunave nga strukturat paralele serbe”, tha Elvis Hoxha.

Ai u ankua se emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak “po ia bën të thjeshtë Serbisë” punën në këtë situatë dhe se Perëndimi po bën sikur nuk po i sheh bandat në veri të vendit.

“Ke kujdes, se krimineli s’paguan kurrë çmim. Krimineli çmim moral nuk paguan. Pra, mos më thuaj dobësoje demokracinë, fillesën e demokracisë tënde, që ta kemi mirë me një kriminel… Po e ledhatove krimin, krimineli merr fuqi më shumë”, tha Hoxh, duke përmendur gjithashtu se në Serbi më “nuk ka presion” për njohje të ndërsjellë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë