Shteti i Ukrainës që po përballet me tensione me shtetin Rusë, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Ky shtet ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin përveç dy rajoneve të cilat janë vetë-shkëputur nga Ukraina dhe të cilat janë në konflikt nga 2014.
Kujtojmë se dy rajonet e që kanë vetë-shpallur pavarësinë nga Ukraina janë rajoni i Donetsk dhe Luhanks.
Zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë, Oleksiy Danilov, tha të mërkurën se vendi i tij do ta shpallë gjendjen emergjente në tërë territorin, përpos rajoneve Donetsk e Luhansk, ku kjo gjendje është në fuqi nga viti 2014.
Danilov-I shtoi se gjendja emergjente do të zgjasë 30 ditë dhe mund të shtyhet edhe për 30 ditë të tjera, shkruan Reuters.
Separatistët pro-rusë kanë nën kontroll një pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk që nga viti 2014. Këtë javë, Rusia i njohu këto dy rajone si shtete të pavarura dhe e miratoi shfrytëzimin e trupave jashtë vendit.













