Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti, Osmani e Konjufca pritën në zyret e shtetit biznesmenin nga Mitrovica, që vuajti burg për vrasjen e këngëtares shqiptare

23/02/2022 - 13:10
në Lajme
A A
Kurti, Osmani e Konjufca pritën në zyret e shtetit biznesmenin nga Mitrovica, që vuajti burg për vrasjen e këngëtares shqiptare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni kosovar i dënuari për vrasjen e këngëtares nga Shqipëria, Aziz Kelmendi javën e kaluar u prit në takim nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Kelmendi që u dënuar për vrasje nga gjykata në Tiranë, ishte shpallur në kërkim nga Interpoli. Disa vjet pas këtij akti ai u prit në takim zyrtar nga krerët e shtetit Osmani, Konjufca e Kurti.

Tre krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti javën e kaluar kanë pritur në takim një biznesmen të dënuar për vrasje.

Bashkë me delegacionin e ish-presidentin Stipe Mesiq, ishte edhe biznesmeni kosovar, Aziz Kelemendi. Kelmendi në vitin 2011 ishte përfshirë në rastin tragjik të vdekjes së këngëtares nga Shqipëria, Elsina Hidersha, e njohur me emrin artistic “Emmy”, me të cilën raporohej se ishte në një lidhje dashurie.

Rasti kishte ndodhur afër një loakli në Tiranë, ku sipas policisë, këngëtarja 21-vjeçare u tërhoq për disa metra zvarrë nga automjeti tip “Tuareg”, që drejtohej nga Kelmendi, ku ajo ishte varur nga jashtë në xhamin gjysmë të hapur.

Sipas aktakuzës Kelmendi, pasi ka ecur disa metra ngadalë, më pas ka rritur shpejtësinë dhe ka frenuar. Pas kësaj viktima ishte shkëputur nga mjeti duke u rrëzuar në asfalt, ku kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Këngëtarja Emmy, ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën dhe vdiq disa orë më pas.

Pak para ngjarjes, raportohej se ajo kishte debatuar ashpër me biznesmenin.

Rreth 4 muaj pas ngjarjes, në qershor 2011 Gjykata e Tiranës, e dënoi Kelmendin me 2 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia”, por dënimi i tij u pezullua me kusht që ai të mos kryejë asnjë vepër penale për një periudhë 2- vjeçare.

Kësisoj, Kelmendi edhe u lirua nga paraburgimi.

Por Gjykata e Apelit, në dhjetor të viti 2013, pastaj vendosi rikthimin e tij në qeli, pasi e vërtetoi dënimin duke e hedhur poshtë pjesën e lirisë me kusht. Kelmendit pas vendimit të Apelit i duhet të vuante edhe 10 muaj burg.

Pas kësaj binzesmeni Kelmeni ishte arratisur. Interpol e shpalli në kërkim, pasi atij i kishin mbetur për të vuajtur denimin edhe për 10 muaj e disa ditë.

Në mars 2014, Kelmendi u vetëdorëzua në polici. Thuajse dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. Kelmendi sic shkruajnë mediat në Shqipëri kishte vendosur të përballej me drejtësinë në një kohë kur pritej të hynte në fuqi ligji i amnistisë dhe ai ishte në listën e përfituesve.

Nga momenti kur ai vendosi të dorëzohej në polici, rezultonte se ai do të qëndrojë në qeli gati dy javë, derisa ligji i amnistisë të marrë formë të prerë pas botimit në Gazetën Zyrtare.

Biznesmeni Kelmendi disa vjen pas ngjarjes tragjike, pritet në takim zyrtarë nga krerët e shtetit në Kosovë. Ai bashkë me delegacionin e ish-presidentin Stipe Mesiq, shkon në zyren e Presidentes, Kryepalamentarit e Kryeministri.

Lidhur me këto takime Gazeta Insajderi ka kërkuar nga tri insitucionet kryesore të vendit pse janë takuar me biznesmenin e dënuar për vrasje.

Në një përgjigje nga këshillëtari për media i Presidentes, Osmani, Bekim Kupina, tha se nuk kanë qenë të njoftuar se në takim do të jetë edhe Kelmendi.

“Zyra e Presidentes është njoftuar se në takim do të jenë vetëm dy ish-presidentët, ish-presidenti kroat z. Stjepan Mesić dhe ish-presidenti i Shqipërisë, z.Bamir Topi, porse jo delegacioni përcjellës”, tha Kupina.

Në zyrën për media të kryepalamentarit Glauk Konjuufca thonë se nikoqiri nuk e përcakton nikoqiri por protokolli i mysafirit që është edhe përgjegjës për lëshimet eventuale.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, ditë më parë ka pritur në takim ish-presidentin e Kroacisë, z.Stipe Mesiq, me kërkesën e këtij të fundit. Sikur edhe në rastet tjera, edhe në këtë rast, nikoqiri nuk e përcakton përbërjen e delegacionit mysafir. Atë e përcakton protokolli i mysafirit, i cili është përgjegjës për çfarëdo lëshimi eventual”, tha Feim Tahirsylaj.

Zyra e kryeministrit Albin Kurti, nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës ani pse ka pritur disa ditë për sqarime rreth këtij rasti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë