Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mësohet arsyeja e bllokimit në Bruksel të takimit trepalësh mes Lajcak, Bilslimit dhe Petkovic

23/02/2022 - 13:39
në Lajme
A A
Mësohet arsyeja e bllokimit në Bruksel të takimit trepalësh mes Lajcak, Bilslimit dhe Petkovic
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk pati takim trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ndonëse ky ishte paralajmëruar nga vetë ndërmjetësuesi i BE-së në këtë proces, Miroslav Lajçak.

Në mbrëmjen e së martës (22.02), kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takime dypalëshe me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe nuk u dha ndonjë shpjegim se pse nuk u zhvillua takimi trepalësh.

Ajo që u bë e ditur në takimet e ndara që Miroslav Lajçaku zhvilloi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq ishin temat e diskutuara. Çështja e të pagjeturve, ajo e targave për vetura dhe çështja e energjisë.
Nga burime diplomatike nga Brukseli flitet se është diskutuar edhe një traktat i paqes mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Reagime pas takimeve

I ngarkuari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shkroi në Twitter se “bisedimet e së martës kanë qenë intensive për një sërë temash konkrete”, por hollësi lidhur me to nuk ka dhënë. Kurse kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha pas takimit për mediat serbe se pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ai nuk e sheh ndonjë mundësi se si do të vazhdohet më tej me dialogun në Bruksel.

“Kemi përfunduar një raund tjetër të bisedimeve. Kemi kaluar mbi dhjetë orë në ndërtesën e BE-së. Pyetjen e parë që e kemi bërë ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kanë kaluar nëntë vjet nga marrëveshja e Brukselit dhe ende jemi në pritje të formimit të tij. Pa Asociacion nuk e di se si mund të ecim më tej e të flasim për çështje të tjera”, tha Petkoviqi, duke shprehur gatishmërinë e Serbisë që të vazhdojë dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet.

“Kemi diskutuar edhe për energjetikën e ende presim licencat për dy kompani serbe, pasi është e rëndësishme në këtë krizë energjetike”, tha Petkoviqi, duke akuzuar kryenegociatorin e Kosovës, Bislimin, se ka refuzuar të flasë me palën serbe. Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk foli për mediat.
Dialogu në seancë plenare

Të enjten në parlamentin e Kosovës mbahet një seancë plenare pikërisht për çështjen e dialogut. Partitë opozitare kanë akuzuar qeverinë e Kosovës për “mos transparencë” në raport me dialogun me Serbinë. Ato thonë se qeveria e Kosovës duhet të qartësojë raportin në dialog, pasi ai duhet të kalojë në një fazë tjetër.

Takimet e së martës në Bruksel u shfrytëzuan edhe për të testuar, nëse ekziston një gatishmëri e mjaftueshme midis palëve edhe për një takim të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Por është pikërisht çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mospajtimet e Kosovës dhe Serbisë rreth saj, që po pengojnë një takim të kërkuar nga BE-ja ndërmjet presidentit të Serbisë, Vuëiq dhe kryeministrit të Kosovës, Kurti.
Beogradi këmbëngul që çështja e Asociacionit të jetë tema kryesore e dialogut, ndërsa Prishtina kërkon që të ndriçohet fati i personave të zhdukur gjatë luftës dhe çështje të tjera më të ngutshme.

Që nga koha kur Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës, në kuadër të dialogut me Serbinë ai është takuar vetëm dy herë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Si Kosova edhe Serbia përsërisin, se janë të gatshme për një takim të tillë, por Bashkimi Evropian ka insistuar që nëse takimi i nivelit të lartë do të kryhet, atëherë ai duhet të ketë rezultate konkrete.

Në fillim të shkurtit në Kosovë e Serbi, qëndruan i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Gjatë vizitave në Kosovë e Serbi, Escobari kishte rishprehur qëndrimin amerikan se dialogu Kosovë-Serbi duhet që të përfundojë me njohje reciproke. Në një deklarim para senatorëve amerikanë në Komitetin për Punë të Jashtme, përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor ka thënë, se të dyja shtetet duhet të punojnë, si palë të barabarta, që nëpërmjet dialogut të heqin dallimet e të gjejnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse. /dw

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë