Raporti i Auditimit e ka nxjerrë Komunën e Vushtrrisë pa vërejtje, pra transparente në pasqyra financiare e shpenzime të buxhetit pa keqklasifikime e keqpërdorime, shkruan Veriu.info
Kryetari Idrizi ka bërë një postim në lidhje me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm ku ka listuar gjetjet pozitive të këtij raporti për Komunën që ai udhëheqë.
Madje Idirizi ka cekur edhe raportin e vitit 2021 te qeverisjes së kaluar që kishte dal si i kualifikuar.
Postimi i plotë:
KUR JAVA MBARON ME LAJME TË MIRA
Raporti i Auditorit të Përgjithshëm, si një mekanizëm kontrolli që paraqet në mëyrë faktike punën dymbëdhjetëmujore të qeverisjes komunale në çdo fundvit, ka rezultuar të jetë i pakualifikuar (pa vërejtje – shumë i mirë) për vitin 2022. Pra, ky raport paraqet punën tonë të pastër, të drejtë, e transparente të pasqyrave financiare, dhe shpenzim të buxhetit pa keqklasifikime e keqpërdorime.
Për dallim, Raporti i Auditorit të Përgjithshëm i vitit 2021 i qeverisjes së kaluar, doli i kualifikuar (me shumë vërejtje – i dobët) me keqmenaxhim e shumë keqklasifikime të pasqyrave financiare, keqpërdorim të buxhetit, i cili e përjashtoi Komunën e Vushtrrisë nga Granti i Përformancës.
Nuk do të merresha fare me Raportin e Auditorit të vitit 2021, të qeverisjes së kaluar, po të mos ishte si nxitje një postim i z. Tahirit disa ditë më parë, me të pavërteta, që tenton ta dezinformojë opinionin pa përdorur as edhe një fakt.
Të dyja këto raporte mund t’i gjeni në faqen e Komunës së Vushtrrisë në linkun:
Raporti për vitin 2022 (i qeverisjes së tanishme) https://kk.rks-gov.net/…/RaportiAuditimit_K_VU_2022… dhe të bindeni me fakte, si dhe linku për raportin e vitit 2021:
https://kk.rks-gov.net/…/RaportiAuditimit_K_VU_2021…
Vazhdojmë bashkë, me qeversije efikase #përqytetarët !












