Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Një lloj fitore për Kosovë”/ Dy opsionet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri: Pse Lista Serbe s’mund t’i bojkotojë më ato

03/06/2023 - 14:43
në Kryesore, Lajme
A A
“Një lloj fitore për Kosovë”/ Dy opsionet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri: Pse Lista Serbe s’mund t’i bojkotojë më ato
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore.

Hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se në këtë situatë, janë dy mundësi të vetme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas tij, dorëheqja e kryetarëve aktual të këtyre komunave do të ishte opsion më i lehtë në aspektin procedural, ndërsa që opsioni i dytë çon në një mini referendum për t’i shkarkuar kryetarët.

“Në situatën e tanishme kur kërkesat ndërkombëtare janë intensifikuar për të gjetur rrugëdalje për të mbajtur sërish zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, legjislacioni në Kosovë ofron dy mundësi të vetme. E para dhe më e lehta në kuptimin procedural dhe që nuk ka edhe aq shumë kosto është dhënia e dorëheqjes së kryetarëve, që si veprim do t’i hapte rrugë presidentes së vendit që t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në disa komuna. Megjithatë, duke parë që kryetarët, të paktën dy prej tyre në deklarata personale, edhe deklaratat e Memli Krasniqit në Kuvend se kryetarët e PDK-së jo domosdo do t’i binden kërkesës së kryeministrit Kurti për të dhënë dorëheqje, atëherë kjo do të çonte te opsioni i dytë që parasheh ligji për largimin e kryetarëve aktual, që zhvillohet përmes një peticioni fillimisht, ku duhet të nënshkruhen të paktën 20 për qind e votuesve me të drejtë vote në secilën prej këtyre komunave”, thotë ai.

Ai shpjegon procedurat për opsionin e dytë, ku qytetarët serbë duhet të votojnë për shkarkimin e kryetarëve aktual të komunave veriore, në mënyrë që më pas presidentja t’i shpall zgjedhjet.

“Në rast se arrihet ky kriter, atëherë kjo kërkesë pra formale për largimin e kryetarit, i dërgohet kryetarit të Kuvendit të Komunës, i cili është i obliguar që atë ta përcjellë te KQZ, që pastaj si institucion ka përgjegjësi ligjore që të organizojë një lloj mini referendumi, qytetarëve u parashtrohet pyetja se a janë për apo kundër largimit të kryetarëve, përkatësisht shkarkimit të kryetarit të komunës së tyre. Dallimi me këtë proces zgjedhor është që kërkohet një prag minimal jo vetëm i daljes, por edhe i votave që kërkohen, pra, duhet që në këtë referendum të marrin pjesë më shumë se gjysma e votuesve me të drejtë vote dhe po ashtu duhet të votojnë për shkarkimin e kryetarit më shumë se gjysma e votuesve me të drejtë vote. Pra, jo vetëm e atyre që dalin dhe votojnë por ky numër duhet që të jetë dhe të përfaqësojë më shumë se gjysmën e votuesve me të drejtë vote në atë komunë. Në rast se kjo arrihet, atëherë presidentja shpall sërish zgjedhjet e reja, të cilat mbahen brenda afateve të përcaktuara ligjore prej 30-45 ditë”, thekson Cakolli për Gazeta Blic.

Ai tregon problemet që janë me këtë opsion të zgjedhjeve, derisa është më i kushtueshëm dhe merr më shumë kohë, ku do të konsumohej dy e treta e mandatit të kryetarëve.

“Problemi me këtë opsion është se përveç se është më i kushtueshëm sepse kërkohen dy procese të votimit, është problematik edhe për shkak të kohëzgjatjes që merr për t’u administruar në tërësi, edhe pse nuk ekzistojnë afate strikte të përcaktuara sa i përket këtij mini referendumi, në tërësi si proces do të merrte 4-6 muaj për t’u administruar në tërësi, iniciativa, dërgimi i saj, mbajtja e procesit të parë të votimit, organizimi i zgjedhjeve të reja, certifikimi i rezultateve, që pastaj do të na çonte mbase diku nga fillimi i vitit të ardhshëm, që përbën më shumë e dy të tretat e mandatit që do të konsumohej dhe kryetarët e rinj edhe po të zgjidheshin do të kishin mandat vetëm deri nga fundi i vitit 2025, pra do të ishte thjesht një kosto e panevojshme dhe për këtë arsye duhet të gjendet një zgjidhje politike, ndonëse kjo si opsion si referendum do të ishte më i mirë sepse do të testohej nëse ka njëmend vullnet të komunitetit serb për të marrë pjesë në proces zgjedhor”, deklaron Cakolli nga KDI.

Ndërsa, sa i përket mundësisë së bojkotimit të zgjedhjeve sërish nga ana e serbëve, sipas tij, kjo varet nga modaliteti që gjendet dhe nga presioni ndërkombëtar.

“Kjo varet ekskluzivisht nga modaliteti që gjendet fillimisht, por edhe nga presioni ndërkombëtar. Nëse i kemi parasysh nga kërkesat e parashtruara nga Borrell por edhe presidenti Macron, kancelari Scholz por edhe SHBA-të, një prej kërkesave kyçe është pjesëmarrja e komunitetit serb në zgjedhje, e cila garantohet nga Beogradi zyrtar, përkatësisht me pjesëmarrjen e Listës Serbe”, shton ai.

Cakolli në këto rrethana e sheh fitore për Kosovën, pasi Lista Serbe nuk mund të kërkojë tani formimin e Asociacionit si kusht, siç e kërkonte në zgjedhjet e kaluara, pasi do të kenë presion ndërkombëtar dhe do ta humbnin argumentin para faktorit ndërkombëtar që mos të kërkohet hyrja e kryetarëve më në komuna.

“Në këto rrethana, unë besoj se në fakt është një lloj fitoreje edhe për Kosovën, për shkak se paraprakisht ka qenë parakusht i patejkalueshëm i Listës Serbe formimi i Asociacionit para pjesëmarrjes në zgjedhje, ndërsa në rrethana të tilla kur Kosova do të shprehte gatishmëri për të mbajtur zgjedhje të reja, unë konsideroj se është jashtë mundësie që Lista Serbe t’i bojkotojë sërish zgjedhjet, për shkak se të njëjtit do të përballeshin me presion ndërkombëtar, por edhe nëse do t’i bojkotonin ato, do ta humbnin argumentin para faktorit ndërkombëtar që mos të kërkohet hyrja e kryetarëve më në komuna siç është bërë kësaj radhe. Pra, ata ndodhen në një pozitë dukshëm më të pafavroshme, në rast se Kosova njëmend ka gatishmëri dhe vullnet politik për të mbajtur sërish zgjedhje në komunat veriore”, thotë hulumtuesi nga KDI, Eugen Cakolli./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë