Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit nga veriu është autonomi për serbët, Kurti po tërhiqet me turp dhe pa nder

03/06/2023 - 21:13
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit nga veriu është autonomi për serbët, Kurti po tërhiqet me turp dhe pa nder
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Situata e fundit në veri të vendit ka trazuar “ujërat” politike në vend e shumë më gjerë, duke shkaktuar presione të shumta mbi spektrin politik kosovar.

Së fundi situata në veriun e Kosovës është më e qetë, dhe duket se ka një pajtueshmëri për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Ndaj lëvizjes së fundit politike të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani po tërhien nga Veriu që pushtetin në komunat t’ua dorëzojnë serbëve të dirigjuar nga Vuçiqi.

Madje Haxhiu konsideron se tërheqja e tanishme është autonomi për serbët.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Tërheqja e radhës me pasoja të mëdha për Kosovën!
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu, që pushtetin në komunat veriore t’ua dorëzojnë serbëve të dirigjuar nga Vuçiqi, duke organizuar zgjedhje të reja në komunat veriore.

Tërheqja e tanishme e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët, zhgënjim dhe fyerje për kryetarët e komunave veriore të zgjedhur në zgjedhjet e fundit.

E ditur dhe e pritshme tërheqja e Albinit.
Gjithë jeta i shkoi duke u tërhequr, kështu ka vepruar edhe në kohën kur:
– Është tërhequr nga Zyra e Demaçit.
– Është tërhequr nga kundërshtimi i Pakos së Ahtisarit, për të cilin kundërshtim vdiqën dy djem të ri, ndërsa sot Albin Kurti është kryeministër i Pakos së Ahtisarit.
– Është tërhequr nga zbatimi i vendimit për targat ku është plagosur polici Ekrem Neziri nga Ferizaj. E dërgoi policinë e Kosovës drejt vdekjes për zbatim të vendimit për targat dhe prapë është tërhequr.
– Është tërhequr nga kundërshtimi i Zajednicës, e pranoi atë me vetmenaxhim.
– Është tërhequr nga parimet e proklamuara të dialogut me Serbinë.
Albin Kurti edhe kësaj radhe po tërhiqet me turp dhe pa nder, pasi rrezikoi marrëdhëniet e Kosovës me partnerët strategjik, rrezikoi jetën e policëve të Kosovēs, ushtarëve të KFOR-it, kryetarëve të komunave në veri, gazetarëve dhe qytetarëve.

Sepse krejt jeta politike e Albin Kurtit është me kaos, tensione, protesta e shkatërrim, tërheqje e mashtrim.

Vetëm prej pushtetit nuk tërhiqet sepse pushtetin e do fort, të gjitha i sakrifikon për pushtet.

Albi Kurti dhe Vjosa Osmani mund të tërhiqen, por Izmir Zeqiri, Ilir Peci dhe Lulzim Hetemi nuk besoj!
Sepse tërheqja pas trazirave është autonomi për serbët.

Të gjithë mbështetësit e Albin Kurtit kanë me u turpëru nga tërheqja e radhës e tij.

P.S.
Pse mu tërhjek Albini, ai nuk e din, as nuk don me ditë çka është presioni ndërkombëtar, kështu deklaronte dikur?!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë