Njohësi i çështjeve politik, Gazmir Raci thotë se Kosova tashmë e ka kusht formimin e Asociacionit.
Raci në një prononcim për GazetaBlic theksoi se, Qeveria e Kosovës duhet t’i përgjigjet të gjitha obligimeve që ka marrë qysh nga momenti kur ka pranuar planin franko-gjerman.
“Tashmë Kosova e ka kusht themelimin e Asociacionit, edhe sipas aneksit të Ohrit. Qeveria në kohë optimale duhet t’i përgjigjet obligimeve që ka marrë që nga momenti kur e ka pranuar planin franko-gjerman”, tha Raci.
Teksa komentoi deklaratën e sotme të Gabriel Escobarit për formim urgjent të Asociacionit, Raci shton se duhet të jetë shumë etnik.
Sipas Racit, çështja e Asociacionit nuk guxon të dal jashtë asaj siç është definuar në marrëveshjen e 2013 dhe 2015.
“Asociacioni duhet të jetë shumë etnik, duhet të jetë në shërbim të bashkëpunimit ndërkomunal në mes të komunave dhe asesi nuk guxon të dal jashtë asaj siç e ka definuar marrëveshja e 2013 dhe 2015-tës, atyre parimeve të definuara edhe nga Escobar dhe Chollet, në atë shkrimin e përbashkët të publikuar në janar të këtij viti”, tha Raci për GazetaBlic.












