
Deputeti i PD-së në Shqipëri, Kreshnik Çollaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet në Kosovës, raporton Gazeta Bic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe nëse Kosova gabon, sjellja nga Tirana si e barazlarguar ndaj Vuçiqit dhe Kurtit, është e gabuar, e shëmtuar dhe e papranueshme.
Ai ka shkruar së Shqipëria midis Kosovës nuk është palë e tretë por çdoherë palë krah Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Edhe nese Kosova mund te gaboje (ndodh),sjellja nga Tirana ne publikun nderkombetar (media e diplomaci) si e barazlarguar ndaj Vucic dhe Kurtit ,eshte e gabuar,e shemtuar dhe e papranueshme.
Shqiperia midis Kosoves dhe Serbise nuk eshte pale e trete,por pale e krah i Kosoves, ne cdo rrethane.












