Një ngjarje që i ngjason filmave aksion ka ndodhur dje në fshatin Kçiq i Vogël në Mitrovicë.
Dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash nga një person.
Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Fsh. Kqiq i Vogël, Mitrovicë Jugu 04.06.2023 – 02:14. Ankuesi kosovar ka njoftuar se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë një shumë parashë. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetim nga njësitë; relevante.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.













