Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

The Economist: Kurti injoroi thirrjet e diplomatëve perëndimorë, provokoi në mënyrë të parashikueshme protestat

06/06/2023 - 13:16
në Lajme
A A
The Economist: Kurti injoroi thirrjet e diplomatëve perëndimorë, provokoi në mënyrë të parashikueshme protestat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta prestigjioze britanike, The Economist, ka kushtuar një artikull ngjarjeve përplot me tensione në pjesën veriore të Kosovës, ku serbët lokalë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Në artikullin të titulluar “Pse ka sërish telashe në Kosovë?”, The Economist, shkruan se vendimi i Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht të kryeministrit, Albin Kurti, i pakoordinuar paraprakisht me komunitetin ndërkombëtar, për të instaluar kryetarët e rinj në ndërtesa komunale nën shoqërimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës ka zemëruar kancelaritë më të mëdha perëndimore.

“Zgjedhjet e reja u mbajtën në Veri në prill të këtij viti, por serbët i bojkotuan ato, që do të thotë se kryetarët shqiptarë u zgjodhën nga vetëm disa qindra shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të vendit. Votimi ishte i ligjshëm, por kryetarët kanë pak legjitimitet dhe nuk do të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa bashkëpunimin e serbëve që punojnë në Komunë”, potencon artikulli i prestigjiozes britanike.

Duke komentuar kërkesën paraprake të bashkësisë ndërkombëtare që kryetarët e sapozgjedhur të punojnë nga ndërtesat alternative, The Economist shkruan se “diplomatët perëndimorë i kërkuan Kurtit që të mos e ndezë situatën. Por ai i shpërfilli ato, duke dërguar njësi speciale të policisë për të marrë kontrollin e Komunave më 26 maj, duke provokuar në mënyrë të parashikueshme protestat”.

Artikulli në fjalë gjithashtu shkruan se nga situata e krijuar në Veri të Kosovës nuk ka mundur të përfitojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, meqë po refuzon të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së kur fjala bie për sanksionet kundrejt Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

“Partia kryesore serbe e Kosovës është një degë e Partisë së Vuçiqit , por shumë serbë të Kosovës e kanë humbur besimin në të. Në vend të kësaj, ata e shohin veten si viktima të lojërave politike të luajtura ndërmjet liderëve serbë dhe shqiptarë të Kosovës”, shkruan AP.

The Economist ka shkruar gjithashtu se po të mos ndërhynin trupat e KFOR-it në ndalimin e protestuesve të dhunshëm në veri të Kosovës, situata mund të përkeqësohej.

“Nëse trupat e NATO-s do të kishin vrarë ndonjë nga serbët, situata do të kthehej shpejt nga një përleshje e keqe në një fund të Ballkanit në një incident që Rusia do të kishte shfrytëzuar, duke akuzuar paqeruajtësit për vrasjen e civilëve të paarmatosur. Dhuna në Kosovë mund të përshkallëzohet shpejt”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë