Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe të dërguarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar.
“Serbia që nga dita e parë ka qenë një partner konstruktiv, konsistent dhe i besueshëm në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit të të gjithë rajonit. Unë thashë se është koha që Prishtina përfundimisht të përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram dhe ka shtuar:
“Dua të besoj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikimin më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”, ka thënë Vuçiq.












