Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet në Veri: Me dorëheqje të kryetarëve apo me peticion të serbëve?

07/06/2023 - 16:27
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhjet në Veri: Me dorëheqje të kryetarëve apo me peticion të serbëve?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dorëheqja e kryetarëve aktualë ose nënshkrimi i peticionit nga serbët, janë dy mënyrat që katër komunat në Veri të shkojnë sërish në zgjedhje. Për këtë të dytën ka folur edhe një herë presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq Kurti ka thënë se para zgjedhjeve duhet të hiqen elementët kriminalë. Se a do të dorëhiqet me kërkesë të ndërkombëtarëve, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk ka mendim, ndërkaq tre kryetarët e tjerë nuk iu janë përgjigjur telefonatave. Por në rast se shpallen zgjedhjet, KQZ thotë se është e gatshme. Por, fillimisht për zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë pjesë të Kosovës do duhet një ujdi për të cilën janë duke punuar Emisari i SHBA’së dhe ai i BE’së.

Një nga hapat për shtensionimin e situatës në Veri është mbajtja e zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Për t’u shpallur zgjedhjet në këto komuna ekzistojnë dy mënyra: dorëheqja e kryetarëve aktualë dhe nënshkrimi i një peticioni nga qytetarët serbë atje.

Mirëpo në rast se a do të japin dorëheqje nëse iu kërkohet nga ndërkombëtarët, është deklaruar Ilir Peci, kryetar i komunës së Zveçanit.

Ai në një prononcim për Gazetën Express tha se nuk i është kërkuar një gjë e tillë deri më tani dhe prandaj nuk mund të japë një përgjigje.

“Për momentin, derisa nuk më ofrohet diçka drejtpërdrejt diçka e tillë, nuk mund të japë kurrfarë mendimi. Ne jemi duke punuar, ta shohim”, tha ai.

Për të njëjtën çështje Express ka kontaktuar edhe kryetarin e Leposaviqit. Fillimisht ai kërkoi që të kontaktohet më vonë për shkak se është në një takim, ndërsa më vonë nuk i është përgjigjur telefonatave të redaksisë.

Për mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të reja ditë më parë është deklaruar edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Ai tha se nuk është duke menduar për zgjedhje të reja, pasiqë është duke e konsoliduar kabinetin.

“Edhe sot po vazhdojmë me disa takime për konsolidimin e kabinetit. Unë nuk dua të bie ndesh me ligjin, për t’u shpallur zgjedhjet e reja duhet të ketë njëfarë arsye, por për momentin s’jam duke menduar për këtë gjë”, tha Zeqiri për Klan Kosova 4 ditë më parë.

Për këtë çështje, Express është përpiqur të marrë përgjigje sërish nga Zeqiri, por edhe nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, por as njëri e as tjetri nuk iu janë përgjigjur telefonatave.

Osmani pro zgjedhjeve në Veri përmes një peticioni të votuesve serbë atje

Në një intervistë për Reuters, presidentja Osmani, sot ka thënë se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja, nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë.

Sipas Osmanit, peticioni është “mënyra më demokratike” për shpallje të zgjedhjeve, të njëjtim qëndrim shefja e shtetit e kishte mbajtur edhe gjatë javës së kaluar në Moldavi kur kishte takuar krerët e Francës dhe Gjermanisë të cilët e kishin ndërmjetësuar edhe një takim të saj me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq

“Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve”, ka thënë ajo për Reuters.

Por, para shpalljes së zgjedhjeve, Osmani ka thënë Kosovës i nevojitet garanci nga ndërkombëtarët se Beogradi s’do të ndërhyjë.

“Vuçiq, në shumicën e takimeve të tij është goxha burrë dramatik. Prandaj, ai, natyrisht se ka tentuar të krijojë drama sërish, mirëpo nuk ka ofruar ide që mund të kontribuojnë në paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Osmani.

Kurti: Zgjedhje të reja pas sundimit të ligjit dhe përgatitjes së terrenit

Kryeministri Kurti, sot tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar “nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje”. Ai tha se zgjedhjet në Veri mund të mbahen pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit.

“E dyta është që në përputhje me largimin e këtyre grupeve dhe përfundimit të të gjitha trazirave të dhunshme, të kemi zvogëlim të pranisë së policisë nëpër ndërtesa komunale në tri komunat në veri dhe më pastaj do të mund të angazhoheshim në një proces fer, demokratik zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme sepse jemi të vetëdijshëm që dalja ka qenë shumë e ulët herën e kaluar. Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, tha Kurti.

Sipas tij, përgatitja e terrenit për zgjedhje të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, nënkupton që ato të jenë të lira dhe të ketë fushatë parazgjedhore po ashtu të lirë, fer dhe demokratike.

KQZ e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në rast se shpallen ato, OSBE thotë se do t’i ndihmojë

Në rast se shpallen zgjedhjet e reja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm për të kryer detyrat e veta që dalin nga Kushtetuta e Kosovës. Kështu tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për Express.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen. Si çdoherë, ashtu siç kemi thënë edhe në të kaluarën, KQZ-ja është e gatshme për të përmbushur detyrat që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”, tha Elezi.

Dje, kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për situatën në veri dhe zgjedhjet atje.

Davenport tha se OSBE do të ndihmojë Komisionin Qendror Zgjedhor në “zgjedhjet gjithëpërfshirëse”, transmeton Gazeta Express.

“Me Miroslav Lajcak sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai në Twitter.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë