Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Politologu Bassuener: Dhuna në Zveçan ndaj KFOR-it është dirigjuar nga Beogradi

08/06/2023 - 07:55
në Kryesore, Lajme
A A
Politologu Bassuener: Dhuna në Zveçan ndaj KFOR-it është dirigjuar nga Beogradi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga këndvështrimi i analistëve ndërkombëtarë, situata në veri të vendit cilësohet e dirigjuar nga Beogradi.

Kështu thotë edhe politologu Kurt Bassuener, i cili është marrë me zhvillimet në Ballkan për një kohë të gjatë.

Ai thotë se themelimi i Asociacionit ka për qëllim ta fuqizojë Beogradin, në mënyrë që nëpërmjet tij si instrument, ta mbajë nën kontroll tensionimin dhe shtensionimim e situatës.

Politologu Kurt Bassuener është bashkëthemelues dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, me qendër në Berlin, i themeluar në vitin 2005.

Gjatë studimeve, ai është marrë kryesisht me zhvillimet në Ballkan, përkatësisht në Bosnjë dhe Në Maqedoninë e Veriut.

Për zhvillimet në Kosovë, Bassuener thotë se ajo çka ndodhi në Zveçan, origjinën e ka në Beograd.

Ndërkohë Asociacionin, Bassauener e sheh të paqartë aktualisht, por sipas tij, qëllimi i Serbisë është që nëpërmjet asociacionit ta kontrollojë veriun e Kosovës, në mënyrë që nëpërmjet tij të rrisë dhe të ulë tensionet.

‘Është e qartë se diçka e koordinuar si dhuna në Zveçan kundër trupave të KFOR-it ka qenë e drejtuar nga Beogradi, nuk ka ndonjë dyshim për këtë, sepse ka shumë dëshmi që shpien në atë drejtim. Marrë parasysh edhe tentimin për t`i përsëritur zgjedhjet në ato komuna, kjo është një përpjekje të cilën Perëndimi po e mbështet për t`i dhënë Serbisë një ripërpjekje përmes Listës Serbe në zgjedhjet në të cilat nuk kanë marrë pjesë. Sa i përket Asociacionit, është i ngjashëm në disa mënyra me Republikën Serbe ose mund të jetë, është ende e padefinuar. Ajo çfarë dëshiron Serbia është e qartë se janë shtigjet për të kontrolluar përtej Ibrit si reagues konflikti për t`i ulur dhe rritur tensionet sipas dëshirës. Dhe kjo është diçka për të cilën Prishtina duhet të jetë mjaft e shqetësuar’, tha ai.

Bassuener thotë se Perëndimi po ndërton politika për ta kënaqur Serbinë, që ta përfitojë si aleat kundër Rusisë.

“Ka edhe modele të tjera të cilat nuk janë diskutuar, por ajo që unë shoh si më shqetësuesen për këtë situatë është që Perëndimi nuk po u adresohet publikut në Kosovë dhe Serbi, dhe është plotësisht i koncentruar në liderët e këtyre dy vendeve. Për të arritur një marrëveshje, edhe mund t`u drejtohet kështu, por nëse argumenti i Perëndimit është që kjo është për demokraci, atëherë do të ishte mirë të dëgjonim diçka për demonstratën kundër dhunës në Beograd, si dhe për dhunën që ka ndodhur në Zveçan dhe prej nga ka ardhur. Fatkeqësisht Perëndimi ende mbetet i përkushtuar në përpjekjet për të ndërtuar politika duke e kënaqur Serbinë, deri në përpjekje që ta rifitojnë nga kundërshtarët gjeopolitikë, posaçërisht Rusisë dhe mendoj se ky do të jetë qëllimi’, tha ai./RTK/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë