Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Katër skenarë të profesorit amerikan Poast për “synimin final të Putinit”: Asnjëri s’është i mirë

24/02/2022 - 16:14
në Kryesore, Lajme
A A
Katër skenarë të profesorit amerikan Poast për “synimin final të Putinit”: Asnjëri s’është i mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori amerikan, Paul Poast, i cili ligjëron në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Chicagos ka dhënë katër skenarë të asaj se çfarë Putin synon të bëjë përmes luftës në Ukrainë.

Profesori amerikan thotë se asnjë nga skenarët nuk është i mirë. Poast shkruan se skenari i parëështë: Imponimi i Jashtëm për ndryshimin e pushtetit.

Sipas tij, Putin tenton të instalojë një pushtet pro-rus në Ukrainë.

“Putini kërkon që të etablojë një regjim pro-rus në Kiev. Ukraina mbetet e pavarur, por “mbështetet”, pafundësisht, nga forcat ruse”, ka shkruar Poast.

Skenari i dytë sipas profesorit amerikan është “Mbytja e Shtetit”.

“Putin synon të aneksojë të gjithë Ukrainën brenda Rusisë”, ka vazhduar tutje në shkrimin e tij në twitter.

Skenarin e tretë e ka titulluar “Tejkalimi Perandorak”.

Poast thotë se etno-nacionalizimi i Putinit i kombinuar me paranojën e sigurisë e shtyn presidentin rus të kërkojë rikrijimin e të gjithë “perandorisë ruse/BRSS-së”.

Në skenarin e katërt të cilin e ka emëruar si “Lufta e fuqive të mëdha”,  Poast thotë se Putini dëshiron që ta zhvendosë fokusin e tij te shtetet baltike.

“Edhe pse ato janë anëtare të NATO-së, në mendjen e tij, ndien një mundësi për të goditur dhe të korrektojë gabimin e të lejuarit për t’u ‘bashkuar me Perëndimin”.

Por, cili është skenari më i mundshëm. Poast thotë se kjo varet nga dy faktorë. I pari ka të bëjë me atë se cilat janë synimet e Putinit, pra nëse janë maksimaliste apo të limituara dhe faktori i dytë lidhet me atë se sa i lehtë do të jetë pushtimi i Ukrainës.

Poast thotë se nëse Putini ka synime maksimaliste për ta rindërtuar “Perandorinë Ruse” dhe nëse pushtimi i Ukrainës shkon shpejt nga vështrimi operacional ushtarak atëherë, Putini mund të trimërohet për të marrë më shumë rreziqe.

“Konkretisht, nëse Putini ka synime “maksimaliste” me të cilat ai kërkon të rindërtojë Perandorinë Ruse (gjë që sugjerojnë fjalimet e tij të ditëve të fundit) dhe pushtimi i Ukrainës është relativisht i shpejtë nga një këndvështrim operacional ushtarak, atëherë kjo mund ta ushqejë besimin e tepruar. Një besim i tillë i tepërt mund t’i shtyjë liderët të pranojnë më shumë rreziqe”, ka shkruar Poast.

Profesori amerikan thekson se në kushte të tilla ka të ngjarë që shkohet me skenarin e tretë dhe shton se edhe i katërti është i mundur.

Poast teksa flet për skenarin e katërt, rikthen ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Siç shkruan në llogarinë e tij zyrtare në “twitter”, profesori amerikan thotë se ajo luftë nuk ndodhi për shkak të pushtimit gjerman-sovjetik të Polonisë, por kur një sukses i tillë e bëri Hitlerin tepër ambicioz dhe më pas pushtoi Francën./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë