Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Molliqaj: Duhet të refuzohet edhe Asociacioni edhe Kurti

09/06/2023 - 10:43
në Lajme
A A
Dardan Molliqaj i propozon qeverisë tetë masa, pas rritjes enorme të çmimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj i sheh të rrezikshme dhe pa vizion veprimet e Qeverisë Kurti në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Në lidhje me këtë situatë, Molliqaj e sheh Kosovën në një pozitë të palakmueshme.

Molliqaj tha për Ekonomia Online se problemi është ndërmjet Albin Kurtit si kryeministër dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo ndërmjet shteteve.

“Qëndrimet dhe veprimet e kryeministrit të Kosovës kanë qenë të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe pa vizion, ku e kanë sjellur Kosovën në një pozitë të palakmueshme dyfishtë. Në njërën anë marrëveshja çfarë po i ofrohet Kosovës është e dëmshme dhe e keqe e papranueshme për ne si PSD dhe në anën tjetër acarimi me faktorin ndërkombëtarë po ashtu është si rezultat i kësaj Qeverie dhe i kryeministrit Kurti”, ka thënë Molliqaj.

Ndërkaq, teksa ka folur për kërkesën e faktorit ndërkombëtar për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Molliqaj tha se duhet të refuzohet.

Refuzim kërkon t’i bëhet edhe Kurtit, për të cilin tha se ka sjellë marrëveshje të dëmshme dhe pa njohje përfundimtare.

“Prandaj unë besoj që siç edhe ka nda SHBA-ja, problemi është ndërmjet Albin Kurtit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk është mes Kosovës dhe ShBA-së, prandaj duhet të refuzohet edhe Asociacioni edhe Albin Kurti dhe duhet t’i hapet dera për një dialog i cili qon në një derë që e ka edhe kompromisin brenda por që është marrëveshje përfundimtare dhe jo e pjesshme siç na e ka sjellë Kurti në Kosovë”, u shpreh Molliqaj.

Sipas Molliqajt, kreu i ekzekutivit “kërkon çdo herë tensione për të arritur kompromise”.

“Nëse e shohim historikun e dialogimit të Kurtit është që tensionimi i ka kryer punë për kompromis, pra nuk është që sa herë ka bërë tensione në veri, nuk ka bërë kompromise. Është e kundërta që sa herë që ka vepruar me veri dhe tensionim të situatës dhe acarim me ndërkombëtarët, ka ardhë me kompromise. Për bindjen tonë kjo është strategji e komunikimit publik e cila po lë pasoja por është tensionim i marrëdhënieve me ndërkombëtarët, tensionim me veriun dhe kompromis”, theksoi ai.

Ndër të tjera, ai tha se dhimbja e fundit e procesit dialogues është themelimi i Asociacionit.

“Tani kjo është dhimbja e fundit e këtij procesi dialogues sepse siç e dimë tani do të merremi vesh për draftin e Asociacionit, ku është gjëja e fundit që e ka Kosova. Pas miratimit nga Kosova dhe Serbia për draftin e Asociacionit, Kosova më nuk ka obligime tjera që mundet me ndal ose jo. Procesi mund të shkojë rrjedhshëm, mund të shkojë ose jo në Kushtetuese, themelohet Kuvendi i parë, zgjedhën organet drejtuese dhe pastaj gjithçka është funksionale dhe Kosova nuk ka dorë më aty”, tha tutje ai.

Që nga 26 maji, protestat në komunat në veri të vendit janë duke vazhduar pas zgjedhjes së kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Pak ditë më parë, lidhur me situatën në veri, Escobar bëri të ditur se e premtja ishte dita kur do t’i raportonte Shtëpisë së Bardhë lidhur me zhvillimet.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë