Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita serbe për New York Times: Kurti vazhdimisht po e ndihmon Vuçiqin, tensionet në Kosovë shkojnë në favor të tij

10/06/2023 - 16:55
në Kryesore, Lajme
A A
Opozita serbe për New York Times: Kurti vazhdimisht po e ndihmon Vuçiqin, tensionet në Kosovë shkojnë në favor të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mediumi prestigjioz amerikan “The New York Times” së fundmi ka kushtuar një artikull mbi protestat masive të cilat po zhvillohen në Serbi, të thirrura nga opozita serbe me sloganin “Serbia kundër dhunës”, kjo pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në muajin e kaluar në Serbi, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona.

Në artikullin e titulluar “Në Serbi, një burrë i fortë nën zjarr e përshëndet veten si mbrojtës i kombit”, gazetari, Andrew Higgins, shkruan se protestat me thirrje për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit dhe tërheqjen e licencave të transmetimit të dy televizioneve pro-qeveritare, janë shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër dhunës për të cilën fajësohet Vuçiq.

Artikulli në fjalë është fokusuar edhe në ngjarjet përplot me tensione në pjesën Veriore të Kosovës, ku serbët lokalë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

“Tensionet në Kosovë vetëm po e ndihmojnë Vuçiqin duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre”, ka thënë për “The New York Times”, Milomar Mandiç, menaxheri i përgjithshëm i organizatës jo-qeveritare, Demostat në Serbi, duke komentuar kështu situatën e përshkallëzuar në Veri të Kosovës.

Në anën tjetër Pavle Grboviç, deputeti opozitar në parlamentin serb, i ka thënë po ashtu “The New York Times” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e ndihmon vazhdimisht Vuçiqin.

“Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për Vuçiç se Kurti”, ka thënë ai.

Situata në Veri të Kosovës u përkeqësua me 26 maj kur Qeveria e Kosovës – pa koordinim me ndërkombëtarët – vendosi që, të shoqëruar nga policia, të fusë tre kryetarët shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Serbët lokalë protestuan të premten, por situata nuk eskaloi.

Të hënën, kur protestuesve iu bashkuan banda huliganësh nga Veriu, shpërtheu protesta dhe përfundimi ishte rreth 40 ushtarë të KFOR-it të lënduar, meqë ata krijuan kordon mes protestuesve dhe policisë.

Nga kjo ditë, shpërthime më nuk ka pasur, por gjendja s’është shtensionuar akoma.

Përkundër se ishin protestuesit që përdoren dhunën, spektri diplomatik e ka bërë kryesisht fajtore qeverinë e Kosovës për zhvillimet, pikërisht për faktin që morën hapa të pakoordinuar me ta.

Madje SHBA-të lëvizën edhe konkretisht duke larguar Forcën e Sigurisë së Kosovës nga stërvitjet ushtarake me shtetet e NATO-s.

Në anën tjetër i deleguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit që pati me kryeministrin Kurti, tregoi për ngërçin që aktualisht ekziston me Kurtin.

Top-diplomati amerikan tha se Kurti nuk është bashkëpunues dhe po e bllokon procesin.

Ai madje tha se SHBA-të, BE-ja dhe i gjithë spektri trans-atlantik janë të befasuar me të dhe s’po e kuptojnë nga po buron destruktiviteti i tij, përcjell AP.

Escobar ishte mjaft koncis në deklarimet e tij, ai siguroi kosovarët se nuk duhet të ndihen të shqetësuar për “çarjen” e raporteve të shkaktuara nga vendimet të pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës meqë “lidhja e fortë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Kosovën s’do të ndryshojnë dhe se Uashingtoni qëndron me popullin e Kosovës”.

Escobar, i cili tha se është totalisht konfuzë me atë që është duke ngjarë në Veri të Kosovës javëve të fundit, bëri të ditur se Uashingtoni ka disa sfida në raport dypalëshe me një emër të përveçëm (Albin Kurtin) i cili, sipas tij, “nuk ka instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”.

Escobar ka pohuar se Amerika po qëndron me Kosovën, por s’ka pse qëndron me kryeministrin Albin Kurti, i cili refuzon të bashkëpunojë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë