Deputeti nga Drenica ka kujtuar në këtë ditë të veçantë, krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke u shprehur se ata vepruan në kohë, dhe se gjenden aty vetëse i dolë zot vendit, shkruan Veriu. info
Ai kujtoi dhe veprën e lavdishme të komandantit Adem Jashari dhe gjithë të rënëve për liri në ditën e çlirimit të vendit nga regjimi i Millosheviqit.
Mes tjera Haxhiu shkruan se liria erdhi vetëm me luftën e UÇK-së dhe mbështetjen e ShBA- së dhe partnerëve të tjerë të Kosovës.
Krejt këtë reagim ai e bëri në rrjetin Social Facebook
Postimi i plotë:
Faleminderit komandanti ynë legjendar Adem Jashari që u flijove me gjithë familje për lirinë e vendit. E zgjove popullin nga litargjia, nga ai durim i tejzgjatur se pa lufte s’ka liri.
Liria erdhi vetëm me luftën e UÇK-së dhe mbështetjen e ShBA- së e aleatëve tanë.
Prijësit e projektit madhor për çlirim janë prapa grilave për fajin e vetëm se i dolën zot atdheut kur ishte momenti.
Ata nuk u vonuan, vepruan në kohë, të tjerët që hezituan janë zgjuar vonë, pasi ka kaluar ora e historisë.
Historia e luftës çlitimtare nuk do të mund të ndryshohet as ndër shekuj e lëre me në këto dy,- tre vite.
Lum ai që del ballëhapur për kontributin që dha në këtë projekt ndër më i madhi kombëtar.
Gëzuar Kosovë!
Lavdi të rënëve për liri!













