
Një person është arrestuar pasiqë kishte sulmuar anëtarët e familjes dhe kishte shkatërruar orenditë shtëpiake, shkruan Veriu.info
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Lagja 2 Korriku, Mitrovicë 10.06.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht anëtaret e familjes së ti si dhe kishte demoluar dhe orenditë shtëpiake. Si pasoj e sulmit një familjare femër kosovare ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.










