Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka paraqitur BE-së dhe shteteve të QUNIT-it, pesë kushte për normalizimin e situatës në veri të vendit.
Në lidhje me këto kushte ka folur për “Gazeta Blic’, ish-ambasadorja, Alma Lama.
Lama tha se Kurti po vazhdon t’i sfidojë SHBA-të dhe BE-në në emër të sundimit të ligjit.
Ajo shtoi se pesë kushtet janë tregues që Kurti nuk ka ndërmend të bashkëpunojë por të vazhdojë agjendën e tij.
“Mendoj se pas situatës së krijuar në veri për shkak të instalimit me forcë të kryetarëve të komunave, dhe kritikave të ashpra që ka marrë Kurti nga SHBA-të dhe BE, kryeministri i Kosovës po vazhdon ti sfidoje ata në emër të sundimit të ligjit. Për mendimin tim konfrontimi i hapur nuk shkon në interes të Kosovës. Pese pikat janë tregues që Kurti nuk ka ndërmend të bashkepunoje, por të vazhdoje me agjenden e tij’ tha Lama për “Gazeta Blic”Ish-ambasadorja Lama tha se Kurti po mendon për elektoratin e tij dhe mund të ketë edhe zgjedhje.
“Si duket më shumë po mendon për elektoratin e tij, dhe nuk është çudi që të kemi zgjedhje së shpejti” deklaroi Lama për “Gazeta Blic”
Alma Lama, Ish-ambasadore/Dr. në shkenca politike dhe marrdhënie ndërkombëtare
Kushtet e paraqitura nga kryeministri Kurti vijojnë si më poshtë:
Hapi i parë është sundimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët.
Pika 2, grupet e dhunshme tërhiqen nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal ndaj institucioneve të Kosovës dhe numri i policëve në katër komunat të zvogëlohet në përputhje me rrethanat.
Pika 3, policia e Kosovës dhe KFOR apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë.
4.Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri.
5.Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialog, BE siguron një plan renditje të drejtë për zbatim të marrëveshjeve në Bruksel dhe Ohër. Udhëheqësit e dy shteteve takohen për një takim brenda kësaj jave”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.













