Mbledhja e kryesisë së LDK-së, dega në Vushtrri, nuk kaloi qetë sot, pasi aty shpërtheu përplasje mes disa anëtarëve të kryesisë me kryetarin e degës, Xhafer Tahiri, i cili humbi zgjedhjet e fundit për kryetar të Vushtrrisë.
Veriu.info ka siguruar video ekskluzive nga kjo përplasje brenda mbledhjes ku një pjesë e anëtarëve të kryesisë përfshirë sekretarin e degës, Avdi Abdiun, po e kundërshtojnë mënyrën se si Xhafer Tahiri po dëshiron të mbajë zgjedhje të brendshme.
Sekretari i degës pretendon se Xhafer Tahiri po e shkatërron degën e LDK-së me disa anëtarë jolegjitim të degës.
Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Veriu.info disa anëtarë lëshojnë mbledhjen e kryesisë.












