Avokati, Arianit Koci, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas kidnapimit të tre policëve në veri të vendit.
Koci thotë se si është e mundur se tre policë janë kidnapuar pa e shkrepur asnjë plumb në kufirin me Serbinë.
Ai tutje thotë se kur gjendja është e tensionuar policia do të duhej të kishte një plan operativ.
Reagimi i plotë:
Si është e mundur që tre policë janë kidnapuar, pa e shkrepur asnjë plumb – në kufirin me Serbinë?
Çka kanë qenë duke bërë?Një e di sigurt: nuk kanë qenë në terren të panjohur.2.Kur është gjendja e tensionuar, a nuk ishte dashur që policia të ketë një plan operativ, dhe të shkoj në grupe më të mëdha, sidomos aty ku parashihet se mund të ketë incidente?












