“Kanë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrollues, pra dua ta theksojë se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe. PK-ja thekson njësia policore patrulluese ka qenë në detyrë zyrtare në pikë statike në vendin e quajtur Bare, pra thellë në territorin e Kosovës. të njejtit kanë qenë duke kryer detyrat e tyre zyrtare që të parandalojnë kalimet ilegale”, thotë Baki Kelani.
“Njësiti policor në përbërje prej tre zyrtarëve kanë pa se në afërsi të atij lokacionit kanë lëvizur persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, ku dyshohet të kenë qenë forcat të njësive speciale të Serbisë. Menjëherë, njësitë policore me njësitë tjera kanë shkuar në asistencë në atë lokacion, ku me të arritur kanë vërejtur vetëm automjetin zyrtar dhe jo edhe tre zyrtarët policor kufitar”, tha Kelani.
PK-ja ka njoftuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar, KFOR-in që të bëhet presion që zyrtarët të lirohen dhe të kthehen në Kosovë”, tha Kelani.











