Ish-drejtori i Inspeksionit nga radhët e LVV-së në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, ka dhënë një koment pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovë, të mërkurën gjatë ditës nga forcat serbe.
Sipas tij, “nuk ka asnjë arsyetim dorëzimi pa rezistencë”. Prandaj, ai tha se pas lirimit të zyrtarëve policorë, ata duhet të përballen në Gjykatat e Kosovë për “tradhti kombëtare”.
“Sipas komunikatës së policisë, zyrtaret policor i kanë vrejtur personat e dyshimit duke u afruar drejt pikes së tyre! Nuk Ka asnje arsyetim dorzimi pa rrezistencë”, ka shkruar ai.
“Ata Duhet te lirohen sa me parë prej Serbise, e te perballen ne gjykata Tona per tradhti kombetare! Le te jenë shembull që asnje zyrtar policior a ushtarak nuk guxon të dorzoj armen me plot fyshek te armiku”, shtoi Ademi.













