Ministria e Mbrojtjes ka dalë me raportin e fundit rreth humbjeve në jetë njerëzish në ushtrinë ruse, transmeton Gazeta Metro.
Ukraina po reziston edhe më tej ndaj agresionit barbar rus, duke zhvilluar beteja të ashpra në qytete si Kiev, Kharkiv e Mariupol, ndërsa po raporton se i ka shkaktuar dëme të mëdha njerëzore e materiale armatës okupatore ruse. Madje, në Kharkiv rusët u detyruan të tërhiqen dhe të analizojnë situatën se si të vazhdohet më tej, pas rezistencës së hekurt të ukrainasve në atë rajon.
Në njoftimin e fundit, Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka thënë se ushtria ukrainase ka vrarë 2.800 rusë, ka shkatërruar 80 tanke, ndërsa ka rrëzuar 10 aeroplanë e 7 helikopterë luftarakë rusë.
Ukraina thotë se Rusia kurrë nuk ka humbur kaq shumë ushtarë në kaq pak ditë, ndërsa siguron se ajo do të luftojë deri në fund për mbrojtjen e vendit.
Rusia edhe më tej mohon të ketë të vrarë, por më parë doli dokumenti zyrtar rus që shpalli gjendje emergjente shëndetësore dhe urdhëroi numër të madh doktorësh e infermierësh të dërgohen në vendet ku po luftohet./gazetametro
BREAKING NEWS: Massive explosion in Kharkiv, Ukraine.#Ukraine #Russia #UkraineRussia #Kharkiv pic.twitter.com/2VhPokqzKQ
— WORLD WAR 3 – RUSSIA vs Ukraine #2022 (@WW32022) February 25, 2022












