Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk do t’i lëmë! Nuk do t’ia dalin”, Kelmendi për pezullimin e licencës ndaj Klanit: Kam menduar se pas kohës së Millsoheviqit, në Kosovën e lirë nuk do të vinte kjo ditë

15/06/2023 - 12:56
në Lajme
A A
“Nuk do t’i lëmë! Nuk do t’ia dalin”, Kelmendi për pezullimin e licencës ndaj Klanit: Kam menduar se pas kohës së Millsoheviqit, në Kosovën e lirë nuk do të vinte kjo ditë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka thënë se nuk ka asgjë shqetësuese sa i përket operimit të Klan Kosovës dhe se e tërë kjo është përpjekje për frikësim.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pushtetet gjithnjë mund të gjejnë një pretekst për t’ia mbyllur gojën një gazetari, një medie dhe se mediat i mbyllin vetëm Rusia, Korea e Bjellorusia, ndërsa që në Kosovë kemi menduar se jetojmë në demokraci.

Kelmendi po ashtu ka thënë se mbyllja e medias ku ai kishte punuar kishte ndodhur në vitin 1999 nga Millesheviqi dhe se ai kishte menduar se më ajo kohë nuk do të vie, se Kosova është çliruar përfundimisht me 12 qershorin e 1999.

Sipas tij, nga dje, kjo arritje e brezave është nën kërcënimin më serioz ndonjëherë por që nuk do t’i lënë, nuk do t’ia dalin.

Postimi i tij i plotë:

Nuk do t’i lëmë! Nuk do t’ia dalin!

T’i bimë shkurt: Nuk ka asgjë shqetësuese sa i përket operimit të Klan Kosovës. Klan Kosova është medium i Kosovës, me mbi 200 të punësuar qytetarë të Republikës së Kosovës, me nja 100 mijë orë transmetimi të lajmeve dhe programeve të tjera që promovojnë dhe angazhohen për të mirën e Kosovës.

Puna e Klan Kosovës është publike. Në ekran, në radio, në portal, në rrjete sociale.

Dhe, natyrisht, si çdo media e lirë dhe në vend demokratik, Klan Kosova ka edhe qasje kritike ndaj fenomeneve të ndryshme në shtet e shoqëri, pavarësisht kush është në pushtet e kush në opozitë.

Për këtë arsye, Klan Kosova sot është mediumi më i përcjellur në Republikë.

Çka i bjen kjo?

Përpjekje për frikësim.

Nëse këtë ia bëjmë një medie si Klan Kosova, paramendojeni sa çka iu bëjmë të tjerëve.

Shqiptarët kanë derdhur edhe gjak për ta arritur lirinë. Breza gazetarësh kemi luftuar më çdo kusht edhe në kohën e Milosheviqit, edhe të luftës, edhe të UNMIK-ut e edhe të gjitha qeverive ta ruajmë lirinë e pavarësinë. Fjalën e lirë, mendimin e lirë.

Pushtetet gjithnjë mund të gjejnë një pretekst për t’ia mbyllur gojën një gazetari, një medie. Sot thuhet paska qenë një pasaportë diçka, nesër një pyetje e gabuar në konferencë shtypi, pasnesër ngjyra e llogos së ndonjë televizioni.

Një pushtet i cili synon ta heshtë median, fjalën e lirë, kap institucionet për ta çuar misionin deri në fund. Fillimisht me një portal spekulativ udhëhequr nga militantë partiakë, pastaj në organet rregulluese të medias me njerëz që i kanë instaluar aty.

Por ne kemi menduar se jetojmë në demokraci.

Se mbyllja e gojës së medias ndodh vetëm në vende si Rusia e Bjellorusia, Serbia e Koreja e Veriut, jo në Kosovën tonë, jo në popullin të cilit askush asnjëherë nuk ka mundur t’ia mbys idealin për të jetuar i lirë.

E as që do ta mbys dikush, ndonjëherë.

Ka ndodhur edhe një herë gjatë punës sime si gazetar që një pushtet të bëjë përpjekje për ta mbyllur një media. Ishte viti 1999. Kurse pushteti ishte ai i Milosheviqit. Edhe atëbotë ishte gjetur një pretekst. Dy shkrime të botuara, të cilat në fakt ishin përkthime nga agjencia serbe e lajmeve Beta. Me këto Milosheviqi e çoi në gjyq “Kohën ditore” me synim mbylljen. Pastaj me 24 mars, forcat e tij hynë ne redaksi, e vranë rojën dhe shkatërruan gjithçka. Përkohësisht Milosheviqi e mbylli median, por pas disa javësh vazhduam punën në Tetovë dhe ja ku jemi edhe sot, të gjithë gazetarët, duke i dhënë profesionit më të mirën, por duke e bërë edhe Kosovën më median më të mirë në rajon.

Kisha menduar se ajo kohë nuk do të kthehej asnjëherë më. Kisha menduar se liria kishte ardhur përfundimisht me 12 qershorin e 1999.

Nga dje, kjo arritje e brezave është nën kërcënimin më serioz ndonjëherë. Në Kosovën që e pretenduam të lirë.

Por, gazetarët kosovarë e kanë dhënë provimin. Jo një herë. Shumë herë.

Mjerisht, Kosovës i është dhënë damka më e madhe, se ka pushtete që synojnë të mbyllin media. Si në Rusi e Bjellorusi, si në Serbi e Kore të Veriut.

Nuk do t’i lëmë! Nuk do t’ia dalin!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë