
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tregoi se e ka shkelur Serbia rezolutën 12-44, nëse konstatohet se rrëmbimi i policëve është bërë brenda territorit të Kosovës.
Ai tha se imazhet e rrëmbimit të policëve ishin shumë nënçmuese dhe kjo tregon se policia serbe është një polici e trajnuar keq.
“Serbët thirrne në Rezolutën 12-44 dhe në “Marrëveshjen e Kumanovës”, ata thirren në disfavor të vetin sepse ata kanë bërë shkelje edhe të Rezolutës 12-44 dhe njëkohësisht të “Marrëveshjes së Kumanovës” që është kapitulimi i Serbisë në Kosovë dhe tërheqja e të gjitha forcave edhe ushtarake edhe policore, administratë serbe. Ata mirë që i referohen kësaj por ata kanë bërë shkelje të këtyre dy dokumentave” tha Ibishi për “Gazeta Blic”.
Ibishi tha se Kosova duhet të forcojë policinë kufitare me njerëz dhe me sisteme më të avancuara
“Unë kam drojë se kjo mund të kalojë në vazhdim të një rikthimi, nganjëherë mund të bëhet edhe ndonjë gabim. Në radhë të parë qeveria e Kosovës duhet të forcojë policinë kufitare me njerëz dhe me sisteme më të avancuara dhe të ndërlidhura mirë. Unë i pashë disa imazhe që realisht janë nënçmuese, tregon policinë e një regjimi si ata sillen ndaj kolegëve, deri dje ata kanë bashkëpunuar bashkë në dy anët e kufirit. Një sjellje e paskrupullt, një sjellje jozyrtare që nuk ju ka hije me fjalë fyese “paketoje” për qënien njerzore, për kolegët e vet, kjo tregon skajsmërisht që është një polici e trajnuar keq. Për kete arsye ne duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket kufirit tonë” deklaroi ai në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.












