Ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, së bashku me një grup serbësh të grumbulluar, të cilët sot në mëngjes në shenjë proteste iu afruan hyrjes së ndërtesës së komunës, kur në të hyri ministri i vetëqeverisjes lokale, Elbert Krasniqi, ka biseduar me komandantin e KFOR-it hungarez sërish rreth orës 11:00.
Serbët e tubuar u pajtuan që të zhvendosen dhjetë metra nga rrethoja mbrojtëse dhe kërkuan që KFOR-i të mos lejojë më askënd të hyjë në ndërtesën e komunës.
Protuestuesit në mëngjesin e sotëm iu afruan pikërisht hyrjes së ndërtesës, të revoltuar ardhja e ministrit Krasniqi.
Atmosfera në një moment ishte e tensionuar, serbët bërtisnin “jashtë, jashtë”, ndërsa në hyrje të ndërtesës së komunës u ndaluan nga ushtarët e KFOR-it, pas të cilëve një grup më i madh i forcave speciale të Policisë së Kosovës qëndronte në hyrje të ndërtesës.












