Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista Serbe: Momenti i fundit që ndërkombëtarët ta ndalin Kurtin para se të nisë një luftë

17/06/2023 - 21:56
në Lajme
A A
“Lista Serbe pas zgjedhjeve do të veprojë, mund të bëjë edhe veprime terroriste”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të dy serbëve nga Policia e Kosovës, të cilët janë të dyshuar për sulme ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës.

Nga kjo parti kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ai po përpiqet që të zbatojë planin e tij “sipas të cilit gjysma e serbëve duhet të deportohen në Serbinë qendrore”.

“Regjimi antiserb i Albin Kurtit vazhdon të persekutojë serbët në veri të Kosovës para syve të të gjithë bashkësisë ndërkombëtare, misionit më të madh ushtarak në Evropë, KFOR, dhe misionit më të madh të Bashkimit Evropian në Evropë, EULEX”, thuhet në reagimin e këtij subjekti.

Srpska pretendon se i arrestuari i Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë është vetëm “punonjës shëndetësor”.

“Dalibor Spasiç, punonjës shëndetësor dhe familjar, është arrestuar sot në vendkalimin administrativ në Jarinjë, në sy të vajzës dhe gruas së tij, kur po kthehej nga një festë për fëmijë”.

“Përkundër thirrjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për de-përshkallëzimin e situatës, çdo ditë mundohet që me veprimet e tij të provokojë reagimin e popullit serb dhe në këtë mënyrë të marrë konfirmimin e skenarit tashmë të përgatitur sipas të cilit të gjithë serbët janë kriminelët dhe terroristë”.

“Pas Radosh Petroviqit, Dushan Obrenoviqit, Milun Milenkoviqit dhe Nemanja Vlaskoviqit, Dalibor është një tjetër serb i nderuar, i cili tashmë është shpallur fajtor nga ministri i Kosovës (Xhelal) Sveçla, pa marrë parasysh të drejtën elementare të qytetarëve që të gjithë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta, dhe kjo është diçka shqetësuese, si dhe fakti që, pavarësisht dhjetëra provave të mungesës së fajit, këta persona ndodhen në paraburgim dhe ndaj tyre po zhvillohet një fushatë e tmerrshme, duke filluar nga Albin Kurti personalisht, e deri te ministrat dhe deputetët e tij”, pretendojnë nga Lista Serbe për të gjithë këta persona të përmendur të cilët dyshohen për sulme ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

“I pyesim përfaqësuesit ndërkombëtarë edhe sa serbë duhet të arrestojë Kurti në mënyrë që ju të ngrini zërin dhe të kërkoni që serbët të lirohen dhe të mbrohen nga akuzat e rreme nga liria e tyre, pasi ndryshe nga ata që u arrestuan në Rashkë, asnjë serb nuk ka bërë asgjë në mënyrë ilegale dhe as nuk ka pasur armë zjarri siç kemi parë me policët e Kosovës gjatë arrestimit”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, transmeton Albanian Post.

Nga Lista Serbe potencuan se “ky është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë drejtpërdrejt dhe ta pengojë Kurtin të nisë një luftë, sepse me veprimet e tij ai do ta detyrojë të gjithë popullin serb të mbrohet nga sulmi i Prishtinës dhe atëherë do të ishte një rrugë pa kthim; që asnjë njeri normal nuk e dëshiron, sepse ishte katastrofike për të gjithë në këto zona”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se këtë të shtune është arrestuar edhe një i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tha se “sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasiç”.

“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Tutje, ministri Sveçla theksoi se “në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja”.

“Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, përfundoi ai.

Edhe të premten Policia e Kosovës bëri me dije se ka arrestuar një të dyshuar për sulm ndaj gazetarëve.

Siç thuhej në komunikatën për media; “si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet një person i dyshuar i cili me datë 29 maj 2023 në Leposaviq, kishte sulmuar gazetarët e disa mediumeve”.

“Pas sigurimit të dëshmive dhe identifikimit të personit të dyshuar (mashkull serb), i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites në Leposaviq dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Ndërkaq, nga Policia deklarojnë se mbesin të “përkushtuar në realizimin e detyrave të saja ligjore dhe kushtetuese, për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”.

Për arrestimin e të dyshuarit përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili bëri të ditur edhe identitetin e të arrestuarit.

“Nemanja Vllaskoviç do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, shkroi ai në Facebook, duke shtuar se “të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë