Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abazoviq propozon që në Podgoricë të mbahet takimi Kurti-Vuçiq: Nuk na duhen “deja vu” të viteve ’90

18/06/2023 - 16:11
në Kryesore, Lajme
A A
E premtja e nxehtë e Abazoviqit, a do t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Podgorica është e gatshme të ofrojë mbajtjen e një raundi të ri për takim mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Sebisë, Aleksandar Vuçiq, u shpreh kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, derisa shprehu keqardhje për tensionet e tri javëve të fundit në pjesën veriore të vendit. Abazoviq u shpreh se shpreson që gjithçka të jetë duke shkuar drejt shtensionimit derisa u shpreh se “dialogu nuk ka alternativë”.

Abazoviq, i cili në forumin e Prespës u takua edhe me kryeministrin kosovar, tha se Mali i Zi si shtet mik edhe i Kosovës edhe i Serbisë është i gatshëm të ofrojë mbështetje logjistike për gjetjen e një zgjidhje. Ai u shpreh rreptësisht kundër veprimeve që, sipas tij, janë “deja vu” e viteve të ’90-ta.

“Dhuna nuk është e pranueshme në shekullin 21 dhe u bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga fjalët e ashpra dhe disa gjërave që mund të na rikthejnë në proces. Çfarë ofron Mali i Zi dhe Qeveria e Malit të Zi, si akt miqësor, si një vend që ka marrëdhënie të mira me Kosovën dhe Serbinë, nëse konsiderojnë se ne si vend mik mund të ofrojmë mbështetje logjistike për një takim të përbashkët, në vendin tonë. Jemi më se të gatshëm ta organizojmë, natyrisht në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në”, i tha ai Zërit të Amerikës në gjuhën maqedonase.

“Unë i respektoj qëndrimet që janë dëgjuar, disa thonë se kjo nuk është vetëm çështje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe e rajonit. Nëse është një çështje e rajonit, atëherë është një çështje për të gjithë ne, për të gjashtë shtetet. Dhe në këtë kontekst, ne të gjithë duhet të marrim përgjegjësi për atë që ndodh ose nuk ndodh. Mendoj se është shumë e shëmtuar të shohësh skena të ngjashme me ato të viteve 1990. Gjithçka që duam dhe gjithçka që duhet të bëjmë si liderë politikë është të ofrojmë një vizion të ri, jo të kemi atë dejavu të asaj që ishte më parë, që nuk ishte e këndshme, por përkundrazi, me një vizion të ri për t’u ofruar qytetarëve më shumë frymë evropiane. dhe dëshira për të bërë disa gjëra të mira për rajonin. Le të shkojmë në 2030, jo në 1999 apo 2000”, tha Abazoviq.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë