Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Shkarkimi i vëllait tim nga kryeshefi i KMDK-së, hakmarrje e Albin Kurtit për shkak të opozitarizmit tim!

19/06/2023 - 14:04
në Lajme
A A
Haxhiu: Shkarkimi i vëllait tim nga kryeshefi i KMDK-së, hakmarrje e Albin Kurtit  për shkak të opozitarizmit tim!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, është treguar i ashpër me reagimin që ka bërë pasiqë Qeveria Kurti sipas tij e ka shkarkuar vëllain e tij, jo për mos efikasitet në punë, por për hakmarrje, shkruan Veriu.info

Vëllau i Haxhiut ishte në pozitë e kryeshefit të KMDK-së, ndërsa sipas deputetit ai është larguar nga pozita pa asnjë shkelje dhe mbi të gjitha ai ka arritur të siguroi investime – donacione nga KfW mbi 53 milionë euro.

Por Kurtit nuk i interson performanca e ndërmarrjeve publike, as menaxhimi i suksesshëm por ai sipas Haxhiut së bashku me Rizvanollin është marrë personalisht me largimin e vëllaut të tij nga pozita, e krejt kjo vjen si pasojë e opozitarizmit është shprehur Haxhiu.

Ndër të tjera ai është shprehur krenar për vëllaun e tij dhe ka thënë se kompania e drejtuar nga ai, nga një kompani thuajse në falimentim, ka arritur ta kthej në një kompani me bilanc pozitiv.

Reagimi i plotë i Haxhiut në Facebook.

Hakëmarrja e Albin Kurtit për shkak të opozitarizmit tim!
Shkarkimi i vëllaut Abdullah Haxhiu , nga pozita e kryeshefit të KMDK-së është hakëmarrje e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit, për shkak të opozitarizmit tim në Kuvendin e Kosovës, në raport me veprimet e tij si kryeminstër, por mbi të gjitha për shkak të publikimit të takimit të vizitës së tij në fshatin Binqe të banuar me serbë dhe rastit “pica” të Armend Mujës!
Pavaresisht pse NP KMDK (Kompania për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave) në vitet e fundit nën udhëhqjen e Abdullah Haxhiut ka shënuar suksese, bilanc pozitiv, raportet e auditimit rezultojnë pa vërejtje në 4 vitet e fundit, mbi të gjitha ka arritur të siguroi investime – donacione nga KfW mbi 53 milionë euro.
Këto suksese nuk i interesojnë Qeverisë anti-UÇK , neo-jugosllave të Kurtit, sepse ata duan hakëmarrje politike dhe idelogjike ndaj luftëtareve të lirisë që u treguan të suksesshëm edhe në menaxhim.
Për ta realizuar urdhërin e Albin Kurtit për shkarkimin e Abdullah Haxhiut , Qeveria u detyrua ta shkarkoj Bordin e KMDK-së, të cilin vet e kishte zgjedhur në Shtator 2022, për faktin se nuk i zbatuan urdhërat politik të Albin Kurtit, pasi kishin evidentuar sukseset në menaxhim të Kompanisë nga kryeshefi Abdullah Haxhiu.
Prandaj Qeveria Kurti emëroi një Bord të përkohshëm/“ masa të dhunshme” , vetëm për ta zbatuar urdhërin hakmarrës të Kurtit që menjëherë të shkarkohet Abdullah Haxhiut, Kryeshef i KMDK-së.
Për zbatim të urdhërit politik në krye të Bordit të “dhunshëm” u emërua Izja Mjeku, kushëriri i zëvendës ministrit Getoar Mjeku, i cili bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe kryemistrin Kurti , janë marrë personalisht dhe intezivisht për ta realizuar hakëmarrjen e Kurtit, duke e kërcënuar Bordin e kaluar në zyre te ministres: se nese nuk e shkarkojnë menjëherë Abdullah Haxhiun do të shkarkohet Bordi, gjë e cila edhe ndodhi.
Se Kurtit nuk i intereson përformanca e nderrmarrjeve publike, menaxhimi i suksesshëm, dëshmon edhe ky në rastin e KMDK-s.
Sot ndihem krenar me shumë se kurrë me punën e vëllaut Abdullah Haxhiu, ngase për dy vite e gjysmë Qeveria Kurti nuk ka arritur të gjejë asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim të vetëm të Abdullah Haxhiut si kryeshef i KMDK-s.
Përkundrazi KMDK-ja me Kryeshef Abdulla Haxhiun, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, ku nga një kompani për menaxhim të mbeturinave që ishte buzë falimentimin, buzë kolapsit,gjatë udhëheqjës së tij ka arritur që të kthehet në ndërmarrjen publike me menaxhimin më të mirë, me bilanc pozitiv dhe përformancë të shkëlqyeshme, me besueshmërinë me të lartë tek donatorët e huaj, të cilët i besuan projektit të Abdullah Haxhiu dhe ekipit të tij për sjelljen e investimit prej mbi 53 milionë eurosh në menaxhim të mbeturinave në Kosovë.
P.S.
Albin ndale përndjekjen ndaj luftëtarëve të lirisë!
Albin ndali agjendat e pista, trego qëllimin e vizitës tuaj në Binqë!
Merru me lirimin e policëve shqiptarë, merru me çështje shtetërore të vendit, nëse ke ardhë për atë qëllim, apo të gjitha po dalin kauza të rrejshme.
Shkarkoje Martin Berishen po pate guxim!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë