
Ish-kandidati për kryetar të komunës së Leposaviqit, Aleksandar Jabllanoviç, ka reaguar ndaj kryeminstrit Albin Kurti, lidhur me deklaratën se Jabllanoviç i ka bojkotuar zgjedhjet, pasi dikush ia dha 1 milion euro dhe dy banesa në Beograd.
“Në një sistem serioz demokratik, sot në intervistë në prokurori do të ishte zotëri Albin Kurti apo unë, meqë jemi larg demokracisë po i jap kryeministrit 1 apartament dhe 500 mijë euro vetëm po e lus të me tregojë ku është banesa tjetër dhe parat”, ka shkruar ai në Twitter.










