
Komandanti i misionit të KFOR-it, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Sipas në njoftimi të lëshuar nga KFOR-i, ata diskutuan rreth situatës aktuale të sigurisë dhe nevojës për të de-përshkallëzuar tensionet.
Një takim i tillë vjen pas zhvillimeve në komunat veriore dhe pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, më 14 qershor nga autoritetet serbe.
“Ata rritën bashkëpunimin dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkim-shpëtimi dhe reagimin ndaj materialeve të rrezikshme”, thuhet në reagimin e KFOR-it në Twitter.











