Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jabllanoviq tregon arsyet pse u tërhoq nga gara zgjedhore në Leposaviq

21/06/2023 - 19:14
në Lajme
A A
Jabllanoviq tregon arsyet pse u tërhoq nga gara zgjedhore në Leposaviq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i “Partia Kosovskih Srba”, ka dhënë arsyet e tërheqjes nga gara në zgjedhjet komunale në veri, respektivisht në komunën e Leposaviqit.Ai, në emisionin “Five”, tha se kushtet nuk ishin të mira për ta marrë pushtetin, për shkak të situatës së tensionuar.

Sipas tij, në mënyrë legale ai do të mund ta merrte pushtetin, por theksoi se aty nuk do të kishte legjitimitet.

Jabllanoviq tha se për të pasur legjitimitet do të duhej që të paktën të merren 3 mijë vota.“Po kam dëgjuar çfarë ka thënë. Por, unë e kam shpjeguar këtë çështje rreth zgjedhjeve disa here. Unë nuk kam diçka te re për të thënë. Unë kam treguar gjithçka çfarë kam pasur për të treguar. Kushtet për zgjedhje, ne njërën anë kanë qenë të thjeshta. Ke mundur vetëm të vish dhe ta marrësh pushtetin lokal. Por, ne anën tjetër, t’i mbash ato afër stacioneve të policisë dhe njësive speciale te policisë, në disa kontejnerë jashtë qyteti, është diçka tjetër. Ju nuk mund te merrni kontrollin e një qyteti si Leposaviqi ne atë mënyrë, me një numër te madh të votave. Legalisht, ju mund ta merrni karrigën e kryetarit, por ju realisht nuk keni legjitimitet. Sepse për të pasur legjitimitet në Leposaviq, ju duhet që t’i keni të paktën mbi 3 mijë vota. Nëse ju mendoni se mund ta udhëhiqni Leposaviqin me 100 vota, siç mendon Lulzim Hetemi, juve do t’u nevojitet mbi gjysma e KFOR-it dhe qindra trupa te policisë vetëm të vini brenda në objekt”, ka thënë ai.
Tutje, ai tha se nuk e ka pritur që do të ketë tensione kaq të mëdha, sidomos në komunën e Leposaviqit, por kjo, sipas tij, ndodhi në momentin që kryetari hyri në objektin komunal.

Jabllanoviq u shpreh se dy kryetarët e tjerë në Zveçan dhe Zubin Potok, e “kanë kuptuar realitetin”, për shkak se punët po i kryejnë nga fshatrat e tyre, e jo në objektin komunal.
“Jo, jo sepse sinjalet e para nga kryetari i ri ishin të mira. Sepse ai betimin si kryetar e bëri në një fshat shqiptar. Dhe gjithkush besonte se kjo ishte e tëra, ai nuk do të vinte dhe ta provonte ta merrte zyrën në Leposaviq. Kështu që ai u mendua se potencialisht mund të qëndronte në fshatin Bistrice, për t ëprovuar që ta emëronte kabinetin e tij dhe gjëra të tjera që kishte për të bërë, sepse serbët u larguan nga institucionet.

Mirëpo, menjëherë pas sinjalit te pare te mire, menjëherë ata vinin me shume vetura te policisë dhe morën zyrat ne Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Tani mund te shohim se dy kryetarët e tjerë nga PDK ne Zubin Potok dhe Zvecan, e kane kuptuar realitetin ne teren dhe po dëgjojnë këshillat nga komuniteti ndërkombëtar, kështu qe po e kryejnë punën e kryetarit nga fshatrat e tyre”, tha ai.Ai ritheksoi se arsyeja pse nuk mori pjesë në zgjedhje, ishin “kushtet jonormale”. Tutje, ai tha se kryetari i Leposaviqit nuk është banor i asaj komune, por i Mitrovicës së Jugut.

“Absolutisht, do te ishte një situate krejt ndryshe. Mirëpo, unë nuk mund të merrja pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në rrethanat në të cilat ishim. Kushtet nuk ishin normale. Ju nuk mund t’i keni tri vendvotime për rreth 300 votues shqiptarë dhe tri vendvotime të tjera për rreth 3 mije votues serbë. Ka qene e papranueshme. Ne asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë shembull më përpara, si ajo çfarë ndodhi në prill në Kosovë. Këto zgjedhje kane qene vetëm për të vërtetuar se si Qeveria e ka një lloj kontrolli në teren. Mire, ata e vërtetuan këtë i organizuan zgjedhjet, por si politikan serioz, ne duhet t’i pranojmë rezultatet. Sistemi politik i Kosovës është një sistem shume i ri dhe disa rregulla nuk janë prefekte. Ju mund ta zgjidhni dike kryetar me 100 vota, realisht ai nuk mund te udhëheq me 100 vota. E veçanërisht Lulzim Hetemi, qe është kryetar i përkohshëm i Leposaviqit, ai nuk është një person qe jeton ne Leposaviq. Ai jeton ne Mitrovicën e Jugut dhe gjithkush duhet ta dije këtë”, tha ai.

Ndryshe, sot gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Jabllanoviq kishte marrë një milion euro dhe një banesë në Serbi, vetëm për t’u tërhequr nga gara zgjedhore në Leposaviq.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë