
Gazetarja e mediumit gjerman “Welt” ka filluar të qajë derisa po raportonte drejtpërdrejtë rreth fjalimit të presidentit ukrainas, Zelensky, ndërsa ky po kërkonte ndihmë nga NATO që të përballet me Rusinë në luftë.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, gazetarja dëgjohet duke qarë derisa përkthen fjalimin e Zelensky.
Presidenti Zelensky dy netë më parë i bëri thirrje NATO-s që ta ndihmojë në përballjen me Rusinë, pas tentimeve të Vladimir Putin që ta pushtojë Ukrainën.
Udhëheqësi ukrainas i është bashkuar ushtrisë që të luftojë Rusinë, pavarësisht pasojave për të, përcjell Demokracia.com.
Pushtimi i Rusisë nisi katër ditë më parë, në një mëngjes kur qytetarët u zgjuan me alarmin për luftë dhe panë se disa raketa janë hedhur në drejtim të ndërtesave të ndryshme.
Deri më tani, sipas raporteve zyrtare, 200 ukrainasë kanë humbur jetën derisa nuk dihet nëse janë vetëm civilë, apo përfshihet edhe personeli ushtarak. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.
Ndërkaq, Ukraina ka thënë se ka vrarë me mijëra ushtarë rusë dhe ka kapur disa prej tyre.












