Një fenomen i tillë po ndodh që një ditë para kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga njësitet ushtarake serbe.
Një veprim i tillë i Serbisë po ndodh në pjesën kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok.
Një gjê të tillë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në përgjigjen që u ka dhënë pyetjeve të Gazetës Online Veriu.info.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Veriu.info se Serbia ka shtuar prezencën ushtarake në zonat kufitare përfshirë edhe mjetet ushtarake ajrore, dhe Policia sipas tij ka marrë masat e saj dhe ka njoftuar KFOR-in si përgjegjës për zonën kufitare.
“Disa nga format e tyre kanë qenë, shtimi i prezencës ushtarake në zonat kufitare, shtimi i mjeteve ushtarake përfshirë edhe mjetet ushtarake ajrore, për të cilat Policia e Kosovës ka marrë masat e saja, përfshirë ç’do herë edhe njoftimin e faktorit ndërkombëtar/KFOR, si përgjegjës për zonën kufitare.” – ka thënë Kelani.
Kelani po ashtu ka konfirmuar se nga territori i Serbisë ka pasur raste të fluturimeve me mjete ushtarake në zonën kufitare.
“Po ashtu nga territori i Serbisë ka pasur raste të lëvizjeve/fluturimeve me mjete ushtarake në zonën kufitare, për të cilat kanë qenë të njoftuar KFOR.” – ka thënë Kelani për Veriu.info.












