
Çështja e qeneve endacak ka qenë tema më e diskutuar ditëve të fundit nëpër rrjete sociale. Krejt kjo pas vendimit të komunës për t’i dërguar në strehimore, e për të bërë subvencionim prej 50 eurosh për të gjithë ata që adoptojnë një qen. Një video e publikuar nga strehimorja e dy qeneve duke u përleshur ka ngjallur një reagim të ashpër nga aktivistët e kafshëve duke thirrur protestë.
Avokati Arianit Koci për T7 tha se kjo strehimore është duke vepruar pa licencë.
“E kam konfirmuar gjatë ditës që kjo strehimore nuk ka licencë, ka vetëm për kastrim, është e kundërligjshme”, shpreh Avokati.
Mes tjerash, ai e cilësoi si stimulim korrupsioni, subvencionimin prej 50 eurosh për adoptimin e qeneve.
Për të dëgjuar më shumë se çka kanë për të thënë edhe personazhet e tjera publike. ndiqeni storjen më poshtë.












