Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministri Peci vazhdon vizitat në terren gjatë fundjavave, i lumtur që grantet po i marrin fermerët meritorë

24/06/2023 - 14:55
në Lajme
A A
Ministri Peci vazhdon vizitat në terren gjatë fundjavave, i lumtur që grantet po i marrin fermerët meritorë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vazhduar edhe këtë fundjavë vizitat në terren te fermerët, për të parë nga afër se ku po shkojnë grantet dhe subvencionet e ministrisë që ai drejton.

Kreu i MBPZhR-së u shpreh i lumtur me investimet e ministrisë, të cilat tha se po i marrin fermerët meritorë.Ministri Peci e ka nisur “orarin e punës” herët në mëngjes, duke vizituar fermën e pulave të familjes Jahiri në Slivovë të Ferizajt, përfituese e grantit në vlerë prej 100 mijë euro, përmes Programit për Zhvillim Rural 2022.“Mirëmëngjes nga fshati Slivovë i komunës së Ferizajt! Dita e mirë shihet te Ferma e Pulave ‘Doris’ ShPK”, ka shkruar ai në Facebook.

Peci ka treguar se që nga viti 2019, familja Jahiri me vetëfinancim dhe kontribut nga mjetet financiare të familjes ka themeluar fermën “Doris” duke startuar fillimisht me 5000 pula vojse.“Edhe pse ka aplikuar përgjatë viteve për përkrahje të projektit të saj, në vitin 2022 mbështetet përmes granteve për herë të parë.

Përveç se përmes granteve, nën-sektorin e pulave vojse e kemi përkrahur edhe përmes subvencioneve”.Më pas, Peci ka vizituar dy kultivues të perimeve në Kravaricë dhe Tërpezë të Vitisë.Peci tha për Ekonomia Online se qëllimi i këtyre vizitave, të cilat janë bërë të përjavshme, është qe ta shohë nga afër se ku po shkojnë grantet dhe subvencionet e ministrisë.

“Në kuadër të vizitave të vazhdueshme, në fundjavë, jam duke parë nga afër investimet e Ministrisë së Bujqësisë në kategorinë e granteve”.“Kam filluar ditën në orën tetë në fshatin Slivovë të Ferizajt, ku kam vizituar fermën e pulave. Kemi vazhduar në Kravaricë të Vitisë. Tani jemi në Tërpezë, për ta parë investimin e radhës.”

Peci tha se grantet dhe subvencionet e MBZhR-së për sektorin e bujqësisë janë në numër rekord.“Grantet dhe subvencionet i kemi në numër rekord. Unë, si ministër, jam i përkushtuar që çdo grant ta shoh nga afër, përveç pjesës procedurale e ligjore, të sigurohem që investimi shkon në vendin e duhur dhe të eliminohen praktikat e keqpërdorimit. Të gjitha investimet po shkojnë te fermerët meritorë”, deklaroi ai.

Në Terpezë të Vitisë, Peci pa nga afër serrën e familjes Ajeti dhe bisedoi me ta rreth rendimenteve e sfidave që kanë. Ai tha se e gëzoi fakti që aty janë tri gjenerata të angazhuara.

“Më gëzoi fakti që pashë tri gjenerata të angazhuara në sektorin e bujqësisë, gjyshi, djali dhe nipi”, u shpreh Peci.Ministri i Bujqësisë ka thënë se si ministri mbeten te përkushtuar drejt mbështetjes së prodhimit dhe zhvillimit me standardet më të larta të cilësisë.“Do vazhdojmë ta shpalosim çdo investim në sektorin e bujqësisë, duke qenë transparent e llogaridhënës ndaj parasë publike”, ka theksuar Peci.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë